Shtëpia italiane e dizajnit ka lançuar një version 140£ të një kapëseje fletësh, për të cilën Twitter ka reaguar menjëherë.
E bërë me argjend të pastër, objekti më i vogël në një tavolinë zyre është dizenjuar për të kapur paratë së bashku.
Është vetëm 6cm e gjatë dhe ka të stampuar një logo të vogël ‘Prada’ në anë.
Çuditërisht, njerëzit po e gjejnë të vështirë të justifikojnë këtë çmim ekstrem.
Ja çfarë shkruajnë ata:
“185$ për një kapëse? Po të arrij të më mbaj dhe mua atëherë po e blej,” shkruan një përdorues.
Një tjetër shton, “Kur të jem në gjendje ta blejë këtë kapëse, nuk do të kem më çfarë të kap me të.”
Por pavarsisht komenteve, nëse ndiheni keq që nuk mund të keni një kapëse fletësh Prada, e sigurt që mund të keni kapëse me shumicë në një kanceleri aty rrotull.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

