Komiteti për Kordinimin e Politikës Tregtare sjell lehtësi për bizneset eksportuese - Business Magazine Albania

Komiteti për Kordinimin e Politikës Tregtare sjell lehtësi për bizneset eksportuese


U zhvillua ditën e djeshme në mjediset e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mbledhja e radhës e Komitetit për Kordinimin e Politikës Tregtare dhe të Lehtësimit të Tregtisë, një grup ndër institucional që drejtohet nga Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Kjo është mbledhja e tretë e këtij komiteti, një nga qëllimet e të cilit është të adresojë dhe zgjidhë problematikat që bizneset hasin për çështjet e tregtisë edhe sidomos të eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë.

Temat kryesore të diskutuara në këtë takim të radhës ishin: prezantimi i website-it të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë, prezantimi i studimit për barrierat teknike në tregti për produkte bujqësore të destinuara në eksport, kapacitetet administrative të Sekretariatit Teknik, masat/hapat për lehtësimin e eksporteve të qumështit, diskutimi i situatës së eksportit të açugeve në tregun e BE.

Ministrja Ekonomi kërkoi që diskutimi i temave në Komitet të bëhet sipas një plani 1 vjeçar të menduar lidhur me problematikat kryesore të eksporteve. Të pranishmit dhanë mendime për faqen e re të internetit të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë, e cila pritet të jetë së shpejti online.

Ministrja Ekonomi kërkoi që përveç informacioneve për eksport në vende të BE dhe CEFTA që janë më të qarta, të përfshihet sa më shumë informacion për eksport në vende të tjera si SHBA apo Turqi etj, në mënyrë që prodhuesit të gjejnë lehtësisht se çfarë procedurash duhet të zbatojnë që të eksportojnë produktin e tyre drejt një vendi të caktuar.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0