"Shqipëria një vend jo i mirë për investime" është rezultati i vrojtimit të realizuar nga sipërmarrjet austriake - Business Magazine Albania

“Shqipëria një vend jo i mirë për investime” është rezultati i vrojtimit të realizuar nga sipërmarrjet austriake


Advantage Austria Albania prezantoi rezultatet e vrojtimit të realizuar me sipërmarrjet austriake që gjenden në Shqipëri për periudhën Shtator – Tetor 2016.

Sipas rezultateve të këtij vrojtimi, 43% e bizneseve austriake mendojnë se situata ekonomike është përkeqësuar gjatë vitit 2016, ndërsa 72% e tyre mendojnë se situata nuk pritet të ndryshojë përgjatë vitit 2017.

Në Shqipëri numërohen rreth 50 kompani austriake me 2 800 të punësuar dhe rreth 500 milionë euro investime direkte.

Vrojtimi, i kryer në periudhën Shtator – Tetor 2016, ndër të tjera, tregon se:

  • 29 % e sipërmarrësve austriakë mendojnë se Shqipëria është një treg për të cilin sipërmarrësit austriakë kanë tërheqje shumë të ulët për investime direkte.
  • 43 % e sipërmarrësve austriakë mendojnë gjatë vitit 2016, situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar; 72 % e tyre mendojnë se viti 2017 nuk do të sjellë ndryshime.
  • 52 % e sipërmarrësve austriakë shprehen se zgjedhjet e Qershorit 2017 nuk do të ndikojnë pozitivisht në situatën ekonomike të vendit.

Problemet kryesore që sipërmarrësit austriakë hasin në Shqipëri janë: korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit dhe burokracia.

Shumica e tyre mendojnë se reforma në drejtësi do të kthejë besimin tek sipërmarrësit dhe do të nxitë investimet.

Kryesisht, sipërmarrësit austriakë në Shqipëri kërkojnë stabilitet, siguri dhe situatë të mirë financiare.

Dy muaj më parë, nga vrojtimi i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me 70 sipërmarrrës të huaj dolën në pah të njëjtat përfundime: Shqipëria nuk është një vend i favorshëm për të bërë biznes dhe korrupsioni është problemi kryesor për këtë.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0