Merret vendimi për pagesën e rrugës së Arbrit - Business Magazine Albania

Merret vendimi për pagesën e rrugës së Arbrit


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj zbuloi se kalimi në Rrugën e Arbrit do të jetë pa pagesë, pasi qeveria ka vendosur ta financojë kompaninë private përmes buxhetit.

“Nuk do të ketë pagesë për automjetet. Në atë rrugë, relacioni i takon asaj çfarë sugjeron kompania, por qeveria është shumë e qartë që ajo rrugë do të jetë pa pagesë”, thotë ministri i Financave.

Rruga është vepra e parë e projektit 1 miliardë euro e shpallur nga qeveria. Ndërtimi i saj pritet të nis brenda pak muajsh.

“Maksimumi fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut ne do të kemi një fitues të deklaruar dhe unë besoj që kantieri do të fillojë shumë shpejt pas deklarimit të fituesit”, thotë Ahmetaj.

Por qeveria thotë se ka oferta të ngjashme edhe për disa akse të tjera të rëndësishme rrugore.

“Ka oferta për rrugë në Veri të vendit, ka oferta në konsiderim për rrugë në jug të vendit, që përfshijnë aksin Delvinë-Kardhiq, Orikum-Himarë, ndërkohë që ka edhe një procedurë të avancuar nga Bashkia e Tiranës, në dijeninë time në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për 20 shkolla të reja në Tiranë”, deklaroi Ahmetaj.

Në mbledhjen e fundit qeveria miratoi një bonus prej 10 % për kompaninë “Gjoka Konstruksion”, e cila ka ofruar ta ndërtojë rrugën për 33.6 miliardë lekë.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0