E ftuara e këtij eventi ishte një sipërmarrëse grua, Znj. Linda Shomo, CEO e EasyPay. Ajo ndau me studentët përvojën e saj për fillimin e një biznesi në Shqipëri dhe për problemet që erdhën së bashku me të.
Znj. Linda foli për vështirësitë me të cilat u përball në zbatimin e një shërbimi të dixhitalizuar në Shqipëri para 6 viteve, kur teknologjia nuk ishte aq e avancuar sa është sot.
Si të gjithë sipërmarrësit, Znj. Linda Shomo kishte ditët e veta kur biznesi nuk ishte në më të mirën e tij, por këshilla e saj ishte:
“Gjatë zhvillimit të biznesit tuaj mund të ketë ditë kur doni të hiqni dorë, por në fakt ky është momenti kur ju duhet të vazhdoni, çdo ditë duhet të gjesh forcën për të vazhduar “.
Një staf i kualifikuar dhe i përzgjedhur mirë dhe këmbëngulja ishin çelësat e suksesit të EasyPay.
Znj. Linda Shomo gjithashtu rekomandoi librin “7 Habits of Highly Effective People“ nga Stephen R. Covey për të gjithë ata që duan të kenë një biznes të suksesshëm.
Seritë e “Çelësit të suksesit” do të organizojnë 4 takime në total dhe të gjithë pjesëmarrësit që do të marrin pjesë në 3 nga 4 prej tyre do të marrin certifikata.
Burimi: epoka.edu.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.