Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi dhe mundësitë, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.
Ndërsa për sa i përket shëndetit, gratë shqiptare kanë shëndetin më të dobët jo vetëm nga rajoni, por edhe në botë, duke u renditur të tretat nga fundi. Kjo kategori tregon për diferencat që kanë gratë dhe burrat në shëndet për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit, sëmundjeve respiratore, HIV/AIDS, vetëvrasjeve dhe kequshqyerjes.
Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të INSTAT.
Renditemi të 73-at në botë për sa i përket pjesëmarrjes në ekonomi.
Po sipas raportit të “Forumit Ekonomik Botëror”, bizneset me pronare femra përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm 11.7% e totalit. Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues.
Krahasuar me rajonin renditemi të dytët, 14 vende pas Serbisë.
Sipas INSTAT, në vitin 2015 ndërmarrjet e administruara ose drejtuara nga femrat zënë 31,3 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5 %.
Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh, 47,5 % të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët, 5,6 % është në qarkun e Kukësit.
Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar të cilat zënë 93% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Femrat drejtojnë 20.4 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.
Sipas formës ligjore, pesha më e madhe e femrave pronare/administratore është tek personat fizikë (me gati 40% të totalit), që shpjegohet kryesisht me faktin se ato janë të vetëpunësuara në sektorin e tregtisë e shërbimeve.
Një tjetër kategori ku ka shumë femra në drejtim është ai i organizatave jo fitimprurëse, me gati 36%.
Përqindja më e ulët është tek shoqëritë aksionere me 16% dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 18.4%, ç’ka tregon qartë nivelin e ulët të femra drejtuese e pronare tek kompanitë e mëdha.
Burimi: monitor.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.