Nënshkruhet marrëveshja me BERZH për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Nënshkruhet marrëveshja me BERZH për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri


Qeveria ka depozituar në Kuvend marrëveshjen e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në shifrat e 65 milionë e 800 mijë eurove, me një maturim prej 25 vjetësh, në mbështetje të programit për përmirësimin e klimës së investimeve dhe zhvillimin e tregtisë.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, marrëveshja është në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve për periudhën 2014-2020 të Ministrisë së Ekonomisë.

Programi i zhvillimit mbështetet në tre shtylla kryesore: Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore pritet të hartojë një ligj të unifikuar për investimet e huaja; krijimi i lehtësive të të bërit biznes, për marrjen e lejeve të ndërtimit, të energjisë, të marrjes së licencave, për mbikëqyrjen e tregut dhe mbi të gjitha për të reduktuar barrën e procedurave administrative dhe kostot e biznesit; shtylla e tretë e këtij programi është lehtësimi i tregtisë, duke thjeshtuar procedurat doganore.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0