Lezhë - Konkursi i ideve të biznesit, organizohet në shkollën profesionale - Business Magazine Albania

Lezhë – Konkursi i ideve të biznesit, organizohet në shkollën profesionale


Lezhë, në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” u organizua konkursi i ideve, ku nxënësit kanë paraqitur idetë e tyre inovatore. Qëllimi i këtij aktiviteti është lidhja e teorisë me praktikën, që pas përfundimit të shkollës të jenë të aftë për tregun e punës.

Nxënësit e shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në qytetin e Lezhës janë bërë pjesë e një konkursi idesh të organizuar në mjediset e kësaj shkolle. Të ndarë në 5 grupe ata kanë paraqitur idetë e tyre në biznes përballë një jurie me specialistë.

Drejtori i shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, Bardh Dedgjonaj, tha se qëllimi i konkurseve të tilla midis nxënësve është lidhja e teorisë me praktikën që pas përfundimit të shkollës, të jenë të aftë për tregun e punës.

Përfundimi i arsimit profesional shihet si një mundësi e mirë punësimi, kjo duke iu referuar dhe faktit se rajoni i Lezhës ka në fokus turizmin dhe nevojat për profesionistë të fushës janë të shumta, ndërkohë që diplomat e shkollës “Kolin Gjoka” njihen dhe në disa vende të Europës.

lezhe-konkursi-ideve-te-biznesit-organizohet-ne-shkollen-profesionale-businessmag

Burimi: Oranews.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0