Mozaiku me kapëse më i madh në botë, me më shumë se 1,5 milionë kapëse, ka fituar titullin Guinness World Records.
Mozaiku, një portret i Nënë Terezës është punuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Artisti shqiptar Saimir Strati është frymëzuar nga kriza e refugjatëve për të krijuar portretin e buzëqeshur të Nënë Terezës.
“Unë dëshiroja që të krijoja diçka me tel, pasi dëgjova në lajme për fluksin e refugjatëve,” tha Strati në një intervistë për median.
“Unë pashë shumë kapëse të përdorura për fletëpalosjet dhe letrat në Samitin G-20. Por ato fleta kërkojnë shumë punë për të sjellë paqen dhe për të ofruar një jetë më të mirë në këtë botë,” tha ai.
Projekti Strati filloi në nëntor, pak kohë pas shenjtërimit të Nënë Terezës.
Kjo nuk është hera e parë që Saimir Strati “gdhend” bindjet dhe ndjenjat e tij në mur. Punët e tij artistike përfshijnë dhe mozaikun më të madh me tapa, në Ponte de Sor, Portugali gjithashtu dhe mozaikun më të madh me pipëza, i cili përkujton Ditën e Tokës me titullin “Save the Earth” (Shpëtoni planetin Tokë).
/CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.