Parku i Ferrarit – mund të duket fantazi por shumë shpejt do të ndërtohet një park me mini Ferrari ku do të bëhen xhirot më shpejta në Europë.
Një labirint me xhiro super të shpejta do të mbajë logon e kompanisë Italiane të makinës Ferrari, e cila do të hapet në parkun e lojërave PortAventura në Spanjë në 7 Prill. Edhe pse tashmë ka një Ferrari World në Dubai, ky është parku i parë i këtij lloji që hapet në Europë.
Xhirot do të sjellin shpejtësinë dhe dizajnin e makinës më të famshme. Ky park do të ketë një Vertical Accelerator, i cili është dhe roller coaster-i më i lartë në Europë 112 m dhe arrin 180 kmph në vetëm 5 sekonda.
Xhiro të tjera shkojnë përtej shpejtësisë më të lartë, si për shembull Kulla Bounce-Back e cila krijon lëvizje që duken si një motor “i tërbuar.”
Y tu, ¿has visto ya el vídeo del que todo el mundo habla? #FerrariLand pic.twitter.com/Ym6Ppd4RdN
— Astal Videos (@Astal_Videos) January 15, 2017
“Sekretet e këtij parku pritet të zbulohen së shpejti, bëni durim,” shkruhet në faqen e parkut të lojërave.
Toka e Ferrarit gjithashtu do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë markës prodhuese të makinave. Një fshat Italian artificial do të përfshihet brenda në park, ku do të vendosen makina të Formula One dhe modele të ndryshme të makinave përgjatë rrugëve. Brenda parkut ndodhen gjithashtu restorante të ndryshme si Trattoria e cila ofron ushqime të shpejta dhe një rikrijim i restorantit të preferuar të shoferëve të Formula 1 në Maranello.
Vizitorët mund të blejnë bileta për në Tokën e Ferrarit dhe PortAventura, për 55$ (apo 52£) për të rriturit në dyja parqet në të njëjtën ditë.
¿Sabías solo quedan 73 días para la apertura de #FerrariLand? Descubre un nuevo espacio para eventos especiales: https://t.co/Y6iamxXiHM pic.twitter.com/Z9lyXOlyi3
— PortAventura Events (@PortAventuraBE) January 23, 2017
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.