Decissio i Kosovës, pjesë e grupit Startup Yard 7 - Business Magazine Albania

Decissio i Kosovës, pjesë e grupit Startup Yard 7


Grupi i fundit nga Startup Yard në Pragë zbuloi disa startup-e të reja emocionuese, që ndërtojnë produkte për tregje emocionuese. Një nga startup-et më interesante mes tyre është Decissio nga Kosova, që përdor  inteligjencën artificiale dhe teknologjinë blockchain.

Fondet e Venture Capital, akseleratorët dhe fondet e kapitalit privat po përballen me një kompleksitet gjithnjë e në rritje rreth tregjeve golbale, me dështimin e raporteve të investimit dhe mungesës së njohurive, për shkak të formateve të të dhënave të papërdorshme.

Decissio po punon për ta zgjidhur këtë, duke qenë një mjet SaaS që u lejon firmave të investimeve të përmirësojnë procesin e tyre të vendimarrjes me të dhënat. Kjo do të thotë se vlera e çdo individi në ekipin e investimeve është maksimale, ndërsa algoritmet e të mësuarit të makinës funksionojnë në background.

Klientët mund të marrin njohuri globale të përshtatura për një vendim të caktuar, ndërsa teknologjia blockchain është në vendin e duhur, duke optimizuaar dhe konsoliduar proceset e investimeve dhe vendimmarrjen e firmave investuese si dhe në kompanitë ku ata investojnë.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë, Dite Gash, thotë se Decissio po funksionon në të njëjtën zonë me angel.co, streak.com, mattermark.com dhe gust.com, megjithatë, ata e trajtojnë problemin ndryshe. Ky fokus u lejon atyre të jenë një hap përpara, sepse ata jo vetëm që zgjidhin problemet e procesit të punës, por ndihmojnë VC-të të marrin vendime më të mira për investime.

“Ne jemi të ngazëllyer që jemi pjesë e Startup Yard, e cila po na vë në një pozitë të madhe për pilotimin e produktit tonë me disa kompani investimesh, ndërsa po ekspozohemi ndërkombëtarisht”, thotë Dite.

StartupYard është një akselerator për startup-et teknologjike me bazë ne Pragë, ndërsa rreth 2 vjet më parë një tjetër ekip nga Kosova, Gjirafa.com ka qenë pjesë e saj dhe arriti të rritet shpejt dhe të mbyllë Serinë A të investimeve nga Rockway Capital. Vetëm kohët e fundit Gjirafa.com lançoi një inkubator të ri për startup-et rajonale të Ballkanit, të mbështetur nga USAID-i, si dhe Startup Yard dhe Rockaway Capital.

burimi: digjitale.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0