Mjaft shpenzuat për këto gjëra të panevojshme! - Business Magazine Albania

Mjaft shpenzuat për këto gjëra të panevojshme!


Qoftë pagesa e një fature apo blerja e një pakoje me çëmçakëza ndërkohë që mbani rradhën, konsiderohen shpenzime të kota. Të gjitha këto para mund të futen në kursimet tuaja të cilat rriten me kalimin e kohës.

“Ne të gjithë kemi mundësi të kursejmë disa para për të ardhmen,” tha për CNBC planifikuesi financiar Carrie Schwab-Pomerantz. “Një zakon i mirë që duhet të zhvilloni në vitin 2017 të bëni shpenzime të mirëmenduara.”

Hapi i parë është të identifikoni ku po i harxhoni më shumë paratë.

Të blesh drekën çdo ditë

Të ngrënit jashtë është një minus për fitimet tuaja. Nëse ju do t’a përgatisni ushqimin në shtëpi, aq më shumë do të kurseni. Gjithashtu ushqimi i shtëpisë është më i shëndetshëm.

Sigurisht që duhet t’i lejoni vetes ndonjë drekë apo të bleni ushqime të rastit jashtë, por nëse synoni të arrini qëllimet financiare për vitin 2017, ushqimi i shtëpisë është zgjidhja e duhur dhe sakrifica më e vogël.

Uji i blerë

Ndërkohë që ju praktikoni zakonin e ushqimit të shtëpisë, filloni të merrni edhe ujin me vete.

“Shumë njerëz të cilët blejnë ujë e bëjnë atë për lehtësi,” shkruan Pogue. “Nëse mban një shishe uji me vete, ti nuk shpenzon asgjë. (Dhe humbet kile. E jeton më gjatë.)

Ushqime shtesë

Ne i shpërdorojmë ushqimet. Sa herë që ju hidhni ushqimet e tepërta, ju hidhni paratë tuaja.

Para se të shkoni të bëni pazar, mendoni për gatimet që do të bëni gjatë javës dhe shënoni çfarë përbërësish iu nevojiten për t’i përgatitur ato. Kur të shkoni në dyqan bleni vetëm produktet që keni shënuar në listë.

Produkte të firmave të njohura

Të jesh i thjeshtë – qoftë për ushqimet, artikujt e tualetit apo ushqimet e kafshëve shtëpiake – është mënyra më e mirë për të kursyer para. Siç raporton dhe Pogue, “markat e dyqaneve kushtojnë rreth 30% më pak se markat e njohura.”

E megjithatë ju duhet të jeni përzgjedhës. Identifikoni ato që janë të rëndësishme për ju dhe ato për të cilat mund të sakrifikoni – bleni marka të njohura për gjërat që iu interesojnë dhe bëni blerje të lira për të gjithë gjërat e tjera.

Blerje të momentit (impulsive)

Që nga dyqanet e ushqimeve e deri te ata të rrobave, shitësit kanë një aftësi t’iu bëjnë për vete në mënyrë që ju të shpenzoni më shumë. Njëra taktikë është rreshtimi përpara i produkteve më tërheqëse: pijet freskuese, çokollatat dhe produkte të tjera me ngjyra tërheqëse.

Kontrolli që keni ndaj vetes fillon të zvogëlohet në varësi të kohës që shpenzoni duke bërë pazar dhe sigurisht shumës së parave që mbani me vete.

Harrojeni çokollatën apo revistën që deshët të bleni dhe ruajeni 5 dollarëshin në kursimet tuaja apo llogarinë e pensionit, e cila mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme gjatë kohës.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0