Në ditët e sotme ju mund të gjeni aplikacione pothuajse për çdo gjë dhe madje disa prej tyre mund t’iu shpëtojnë dhe jetën. Studiuesit Finlandezë kanë bërë të mundur të përdorni telefonin tuaj për të zbuluar një atak në zemër ose shenjat e para të një goditje.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në rang global, ku humbasin jetën mbi 17 milionë persona në vit. Zbulimi i sëmundjes në hapat e parë mund të shpëtojë jetë por shpesh shenjat e para të një ataku kardiak ngatërrohen me djegie të zemrës apo dhimbje të zakonshme të gjoksit, një problem ky të cilin studiuesit e Universitetit të Turku mendojnë se mund ta zgjidhin. Aplikacioni i tyre më i ri për telefonin mund të dallojë shenjat e hershme të sëmundjes dhe të njoftojë përdoruesin.
“Smarphone-t kanë sensorë të lëvizshëm shumë të ndjeshëm, accelerometër dhe gyroscope, që masin lëvizjen e telefonit,” shpjegon Tero Koivisto, menaxher projekti në Qendrën e Kërkimit të Teknologjisë në Universitetin Turku. “Aplikacioni jonë përdor të njëjtët sensorë për të matur lëvizjet mikro të shkaktuara nga rrahjet e zemrës.”
Në praktikë kjo do të thotë që nëse ju nuk ndiheni mirë atëherë thjesht hapni aplikacionin, vendoseni telefonin në kraharorin tuaj dhe aplikacioni do të kujdeset vetë për pjesën tjetër. Ai përdor një alegoritëm të regjistruar për të analizur shenjat e një ataku kardiak dhe në pak minuta nëse gjendet shkaku i shqetësimit, atëherë ju mund të drejtoheni për të marrë këshilla mjekësore.
Sipas studimeve të TRC, aplikacioni ka zbuluar mbi 70% të rasteve probleme të lidhura me zemrën dhe kërkuesit besojnë se mund të arrihet një saktësi me mbi 90% nëse aplikacioni ruan të dhënat paraprake të pacientit.
Kërkim që shpëton jetë
Skuadra e kërkimit të TRC ka studiuar përdorimin e sensorit të teknologjisë për të matur levizjet e zemrës në bashkëpunim me Qendrën Spitalore të Turku që prej vitit 2011.
Kjo është një mënyrë efektive me pak kosto dhe një mënyrë e thjesht për të zbuluar dridhjet arteriale.
“Kjo mund të duket si një punë e shpejtë për t’u bërë por mbrapa saj rreshtohen shumë kërkime,” tha Koivisto.
Në gusht skuadra përdori të njëjtën teknologji për sensorët e smartphone për të lançuar një aplikacion për zbulimin e dridhjeve arteriale, shkaku kryesor i goditjeve të trurit. 70% e tyre mund të shmangen mjekime praprake, por sfida mbetet të fakti që dridhjet arteriale shpesh janë të pakta për të kapur simptomat e një ataku.
Aplikacioni i TRC arrin të kap ritmin e pazakontë të zemrës pa patur nevojnë e ndonjë paisjeje shtesë apo ndonjë aparat të shtrenjtë mjekësor. Testi realizohet kudo mjafton të vendosni telefonin tuaj në kraharor dhe rezultatet do të jenë të shpejta së mbashku me të dhënat e zemrës.
Procesi i nevojshëm dhe potenciali i bizesit
Pranimi i aplikacionit të TRC nga publiku nuk është një çështje e lehtë duke marr parasysh problemet shëndetësore që ata kanë:
“Procesi i pranimit nuk mund të ndodh për pak muaj,” shpjegon Koivisto. “Qëllimi jonë është ta sjellim në treg këtë produkt brenda një viti.”
Negociatat me inevstitorët potencial kanë nisur dhe shpresa është të ndërtojmë një shoqëri tregtare në vitin 2017.
“Komercializimi ka qenë gjithmonë synimi kryesor në operacionet e TRC,” tha Koivisto. “Ne duam të fokusohemi në tema kërkimore të cilat janë në një shkallë të re globale dhe të rëndësishme për shoqërinë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.