PARTNERËT SHQIPËRI SHPALL KONKURSIN “ÇMIMI I FILANTROPISË 2016” - Business Magazine Albania

PARTNERËT SHQIPËRI SHPALL KONKURSIN “ÇMIMI I FILANTROPISË 2016”


Çmimi i Filantropisë është një aktivitet i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2011, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për individët dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë. Vlerësimi dhe stimulimi i një aktiviteti të tillë mbetet i rëndësishëm për dimensionin human dhe ekonomik që ai mbart.
Ftohen të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë saj të marrin pjesë me propozimet e tyre për individë dhe kompani biznesi që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri.

Partnerët Shqipëri inkurajon të bëhen pjesë e këtij konkurimi ata individë dhe biznese të cilët:
• Tregojnë ndjeshmëri dhe japin kontribut në zhvillimin e komuniteteve lokale, në mbrojtjen e mjedisit, në zhvillimin social e ekonomik.
• Mbështesin në mënyrë të vazhdueshme ose të paktën prej një periudhe jo më pak se 12 mujore organizata jofitimprurëse, institucione, komunitete, individë, në ndihmë të një të mire të përbashkët.
• Ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të ligjshme dhe me standarte etike përkundrejt komunitetit, mjedisit apo personelit të kompanisë që drejtojnë.
• Demostrojnë rezultate të qarta dhe të matshme të kontributit të tyre, përsa i përket kontributit të dhënë deri në momentin e aplikimit.
• Kanë një mbulim gjeografik lokal ose kombëtar në aktivitetin e tyre filantropik.

Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin për Filantropinë janë:
• Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar
• Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal
• Çmimi për Kontributin si Individ

Kompanitë dhe individët mund të propozojnë veten ose të nominohen nga të tjerë. Vlerësimi për propozimet do të bëhet nga një juri me përfaqësim gjithpërfshirës nga sektori i shoqërisë civile, medias dhe institucioneve mbështetëse me programe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri.

Çmimet do të shpallen në një aktivitet publik që Partnerët Shqipëri do të organizojë në muajin Nëntor 2016.

Për të dhënë propozimin tuaj plotësoni Formularin e propozimit dhe dërgojeni me email në adresën: partners@partnersalbania.org, ose mund ta dorëzoni dorazi ose me postë në adresën: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Kutia Postare (PO Box) 2418/1, Tiranë.

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 30 shtator 2016!

Burimi: http://partnersalbania.org/ 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0