Ndërtohet mikro-pajisja për monitorimin e shëndetit - Business Magazine Albania

Ndërtohet mikro-pajisja për monitorimin e shëndetit


Shkencëtarët po ndërtojnë një ndjesor në madhësinë e një grimce rëre, i cili mund të vendoset brenda trupit për të monitoruar aktivitetin nervor dhe atë kardiovaskular në kohë reale. Kjo pajisje e vogël që punon me wireless ka rezultuar e suksesshme në eksperimentin që u bë tek kaviet dhe mund të testohet tek njerëzit pas dy viteve, thonë shkencëtarët.

“Mund ta mendoni atë si një lloj pajisjeje fitbit, e cila mbledh të dhëna shëndetësore, që më parë ishin vështirë për tu matur,” thotë Michel Maharbiz, profesor i inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë.

Kjo teknologji mjekësore lidhet bashkë me një sërë elektrodash të vendosura në pjesë të ndryshme të trupit dhe mund të trajtojë sëmundje të tilla si aritminë dhe epilepsinë. Ndjesorët nuk kanë nevojë për tela as për bateri. Ato përdorin ultratinguj për tu ushqyer me energji dhe për të marrë të dhënat nga sistemi nervor.

Pajisja që shkencëtarët e quajtën ‘grimcë’, ka madhësinë e një grimce rëre. Ajo përbëhet nga disa komponentë të quajtur piezo-elektrikë, të cilët i shndërrojnë valët ultratinguj në elektricitet që pastaj ushqen transistorët e vegjël. Shkencëtarët po punojnë për ta zvogëluar akoma më shumë madhësinë e ndjesorit, për ta bërë atë rreth 50 mikronë, sa trashësia e një fije floku.

“Nuk është e pamundur,” thotë Maharbiz. “Është thjesht matematikë.”

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0