Miliardat e nëntokës së Kosovës kanë mbetur të pashfrytëzuara - Business Magazine Albania

Miliardat e nëntokës së Kosovës kanë mbetur të pashfrytëzuara


Rreth 12 milionë tonelata linjit konsiderohet që qëndrojnë të paprekura nën këmbët e kosovarëve. Vlera monetare e kësaj pasurie vështirë që mund të paraqitet në shifra, por nëse kalkulojmë sipas shpenzimeve të dy termocentraleve të KEK-ut, i bie që Kosova ka linjit për të prodhuar këtë sasi rryme edhe 1000 vjet të tjera. Për nga rezervat e linjitit Kosova është i pesti në botë.

Duke pasur parasysh këto rrethana njohëse të fushës së ekonomisë dhe energjetikës vlerësojnë se qymyri duhet të jetë bartësi kryesor i zhvillimit të energjisë në Kosovë. Ibrahim Rexhepi, nga Instituti STRASS, thotë se përkundër këtyre pasurive, Kosova tani e 30 vjet nuk ka ndërtuar asnjë central të ri për prodhimin e rrymës nga thëngjilli.

“Të gjitha qeveritë e Kosovës, duke përfshirë edhe këtë aktuale, janë te fokusuara në ndërtimin e termocentraleve, mbi bazën e linjitit. Mirëpo, ende nuk kanë bërë asnjë lëvizje konkrete, madje asnjë kontrate nuk është nënshkruar për arritjen e këtij qëllimi”, shtoi ai. Rexhepi tha se eksploatimi i qymyrit nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të ndotjes së ambientit.

”Duhet venë kriteret më të ashpra për ruajtjen e ambientit si nga rreziqet që e kërcënojnë nga eksploatimi i qymyrit, ashtu edhe nga përpunimi i mëtejmë i tij. Këtu nuk duhet pasur tolerancë, pa marrë parasysh koston, të cilën do ta paguaj edhe konsumatori. Siç kemi parë nga informatat që kanë ofruar institucionet relevante deri tani, këto kushte pritet t’i përmbush edhe investitori amerikan në termocentralin Kosova e Re”, tha ai.

Edhe Agim Ymeri, inxhinier i Gjeologjisë tha se angazhimi i autoriteteve kompetente në shfrytëzimin e resursit të linjitit nuk është i kënaqshëm. “Qeveria duhet patjetër t’i përkrah projektet që në parim kanë shfrytëzimin e qymyrit e në veçanti me metoda alternative siç është gazifikimi nëntokësor”, tha Ymeri.

Gazifikimi nëntokësor i qymyrit ka ardhur në diskursin e Kosovës vetëm pas vitit 2012, kur kompania Envidity ka aplikuar për marrjen e një liçence për rajonin e Dukagjinit për të bërë prodhimin e naftës nga qymyri. Projekti është miratuar në qeverinë e Kosovës, mirëpo ende është në procedurat nëpër komisione Parlamentare dhe pritet të dalë për votim edhe në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës është në finalizim të marrëveshjes me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet të instaluar prej 500 megavatësh. Gjithë investimi do të bëhet nga sektori privat. Kosova e Re synohet të zëvendësoj Termocentralin Kosova A, të cilin qeveria e ka marrë obligim për ta mbyllur në një periudhë afat-mesme.

Sipas qeverisë dhe kompanisë në fjalë, ky termocentral pritet të ulë ndotjen e ambientit nga niveli aktual për masën rreth 90%. Në Strategjinë Minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2012- 2025, thuhet se Linjiti konsiderohet resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike e që shpenzohet për furnizimin e termocentraleve të Kosovës.

Thuhet se Kosova ka potencial të konsiderueshëm të mineraleve me vendburime të nivelit Evropian, me rezerva të mëdha të qymyri (linjitit) Si basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse konsiderohen Baseni i Kosovës, Dukagjinit, si dhe ai i Drenicës. Rezervat e vlerësuara të qymyrit (linjitit) në gjithë Kosovën thuhet se janë 12 miliardë e 442 milionë tonelata.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0