Ai është një tren elektrik, i cili operon me një rezervuar karburanti me hidrogjen në në çatinë e tij. Ky tren dhe të tjerët si ai që do të vijnë në të ardhmen kanë për qëllim të reduktojnë emëtimin e gazrave serrë nga transporti.
“Coradia iLint” do të jetë i pari i këtij lloji për të transportuar pasagjerë, pasi shumica e risive të tjera në teknologjinë hydrail janë përqëndruar në transportin e mallrave. Për shkak të motorit të tij elektrik Coradia iLint është shumë i qetë se trenat tradicionalë me naftë. Në fakt, edhe pse shpejtësia e tij është 140km/h, pasagjerët të vetmen zhurmë do të dëgjojnë atë që vjen nga levizja e rotave dhe rezistenca e ajërit.
Edhe pse trenat me hidrogjen janë më të shtrenjtë se modelet ekzistuese zyrtarë nga pjesë të tjera të Gjermanisë, si edhe në Holandë, Danimarkë dhe Norvegji janë të interesuar ti bëjnë ata pjesë të transportit të tyre hekurudhor.

Burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto