Çfarë përmirësohet në lojën Pokemon Go? - Business Magazine Albania

Çfarë përmirësohet në lojën Pokemon Go?


Për të gjithë lojtarët e Pokemon Go mbërrin një lajm i mirë. Niantic Labs kanë përfunduar nga puna dhe së shpejti do të hedhin në treg disa përditësime që thjeshtojnë sektorin “Nearby”.

Kështu, nëse një person i afrohet me telefonin e tij një Pokemoni, ajo që do të shohë nuk janë më gjurmët se ku është fshehur ai, por një fotografi me vendndodhjen e saktë.

Përditësime do të ketë edhe sektori “Sightings”, që do t’u mundësojë lojtarëve se çfarë lloje Pokemonësh kanë hasur persona të tjerë në të njëjtën zonë.

Sipas revistës “Forbes” përditësimi është “një rrugë e dy punë”. Së pari, thotë revista, është përmirësuar grafika dhe së dyti edhe disa probleme që kanë hasur një numër i caktuar përdoruesish të lojës me sistemin e gjurmëve.

Përditësimet janë duke u testuar në San Francisko dhe qytete të tjera të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe së shpejti do të jenë gati në të gjitha vendet ku është e shtrirë loja e famshme.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0