Arianna Huffington po largohet nga Huffington Post - Business Magazine Albania

Arianna Huffington po largohet nga Huffington Post



‘Huffington Post’ do të jetë pa një Huffington.

Arianna Huffington thotë se ajo është duke dhënë dorëheqjen si kryeredaktore për t’u fokusuar në një startup të ri.

Huffington, nje komentatore konservative, mbikqyri rritjen shpërthyese të blogut online liberal dhe faqes së lajmeve të themeluar në vitin 2015, e cila e çoi të fitonte një ‘Pulitzer’ në më pak se një dekadë.

Huffington, e cila ka qenë kryeredaktore e faqes, tani do të drejtojë një startup të ri të suksesshëm dhe produktiv.

“Une mendova qe ‘HuffPost’ do të ishte veprimi im i fundit,” tha Huffington, “Por kam vendosur të jap dorëheqjen si kryeredaktore e ‘HuffPost-s’ për të vazhduar me aventurën time të re, Thrive Global.”

Huffington Post është tani në pronësi të ‘Verizon Communications’ dhe largimi i saj vjen disa javë pasi Verizon tha se ishte duke blerë pronat e mediave të ‘Yahoo’ për rreth 4.8 miliardë $.

Faqja është e njohur për blogun e saj të famshëm dhe për të bashkuar artikuj nga gazeta të ndryshme dhe burime të tjera. Ne vitin 2012, faqja fitoi çmimin ‘Pulitzer’ për reportazhin kombëtar të serive të tij për historitë rreth veteranëve të plagosur.

 

Burimi: Inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0