Ky është postimi i plotë rreth vizualit kryesor për “Hardh Fest”:
PREZANTOHET VIZUALI KRYESOR I HARDH FEST 2016
Duke u nisur nga slogani i sivjetshëm “PËR KOKËRR T’QEFIT” vizuali këtë herë është konceptuar që të jetë diçka më argëtuese (trip – fun).
Është ilustruar një kalavesh rrushi ku në kokrrat e kalaveshit shihet që secila kokërr e rrushit është në disponim ‘sipas qefit te vet’ që lidhet direkt me sloganin “Për Kokërr t’Qefit”.
Turleja (nxjerrësja e tapave) simbolizon hapjen e festivalit për këtë vit dhe gota e vjetër e verës poshtë kalaveshit simbolizon traditën (vjetërsin) e qytetit të Rahovecit sa i përket kultivimit të rrushit.
Concept/Design © Agi Haxhimurati
Departamenti i Kreativës në HardhFest
BURIMI: Gazeta InfoPress
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.