Si të balancojmë punën dhe studimet? - Business Magazine Albania

Si të balancojmë punën dhe studimet?


Merr ndihmën e familjes dhe të miqve– Nëse e keni seriozisht punën e studimeve është e rëndësishme të keni mbështetjen e njerëzve tuaj më të afërt. Flisni me partnerin tuaj, familjen dhe miqtë dhe tregojuni atyre sa e rëndësishme është për ju. Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë se ju nuk do të keni më aq shumë kohë sa keni patur.Flisni me punëdhënësin tuaj– E rëndësishme është që punëdhënësi juaj ta dijë për planet dhe qëllimet tuaja. Kështu ju do të keni mirëkuptim dhe mbështetje.

Maksimizoni kohën tuaj– Në shikim të parë mund të duket se jeni vazhdimisht të zënë por në realitet shumica prej nesh kanë periudha gjatë ditës, ku mund të jemi akoma më produktiv. Televizioni mund të jetë një shterim kohe, kështu duhet të planifikoni orarin tuaj dhe të shikoni ato emisione që vërtet janë të rëndësishme për ju.

Zbuloni pikat tuaja të forta– Stilet e të mësuarit të njerëzve ndryshojnë thellësisht, diçka që funksionon për dikë nuk funksionon për dikë tjetër.Për shembull nëse performanca juaj është më e mirë në mëngjes atëherë duhet të lini disa ditë në javë një orar për të mësuar. Çelësi është të gjeni çfarë funksionon për ju dhe pastaj të planifikoni kohën tuaj.

Krijoni një kohë studimi- Nëse është e mundur, vendosni një kohë për t`ja kushtuar studimit. Ju mund të studioni në shtëpi, biblotekë apo kudo tjetër që mundeni. Ndarja e kohës së studimit dhe pjesës tjetër të ditës do ju ndihmojë të angazhoni trurin tuaj dhe të jeni në humor për të mësuar.

Për ta përmbledhur, pjesa më e vështirë për kombinimin e punës me studimin është vendimi se kë të vemë në vend të parë. Sapo të filloni të planifikoni oraret tuaja, do ta kuptoni se nuk është aq e vështirë sa e kishit imagjinuar. Studimi nuk do të thotë që të marrë gjithë jetën tuaj, disa orë çdo javë janë më se të mjaftueshme.

/ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0