Mirëpo, ndonëse kanë kaluar dy vjet e gjysmë, ato nuk janë zbatuar në praktikë. Në ato vendime thuhet se shpallja e zonave të lira ekonomike është bërë duke u bazuar në Koncept-Planin Kombëtar për Zhvillimin e Zonave Ekonomike në Kosovë 2014-2018, përderisa qëllimi i krijimit të këtyre zonave është tërheqja e investimeve të huaja dhe vendore, përmirësimi i kushteve për zhvillim të bizneseve dhe ngritjes së standardit të jetës për këto komuna, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Mirëpo sipas njohësve të çështjeve ekonomike në vend, zonat ekonomike në Kosovë më shumë janë një nocion sesa që paraqesin një realitet në fushën e ekonomisë.
Burimi: ekonomiaonline.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto