Shqipëria dhe Kosova në listen e vendeve që duhen vizituar, shkruan “National Geographic” - Business Magazine Albania

Shqipëria dhe Kosova në listen e vendeve që duhen vizituar, shkruan “National Geographic”


Revista me famë botërore, “National Geographic”, në një artikull të publikuar së fundmi e ka përfshirë Kosovën në mesin e dhjetë vendeve që do të duhej të kishin më tepër turistë nga e gjithë bota.

Artikulli me titull “10 vendet që meritojnë të kenë më shumë vizitorë” e njofton lexuesin me disa prej destinacioneve që befasisht kanë shumë për t’iu ofruar vizitorëve. Përveç Kosovës, në këtë listë janë përfshirë edhe Shqipëria, Armenia, Uzbekistani, Irani, Nikaragua, Nepali, Timor-Leste, Gjeorgjia dhe Tunizia. Pjesa që i dedikohet Kosovës nis me një historik të shkurtër.

“Shteti më i ri në Evropë (e ka shpallur Pavarësinë më 2008) nuk ka qenë një prej vendeve kryesore në këtë shteg turistësh. Vendi i konfliktit të dhunshëm dhe i tensioneve politike midis etnisë serbe dhe shqiptarëve gjatë viteve ’80 e ’90, që kulmuan me luftën e Kosovës së viteve 1998, Kosova ka kaluar thuajse një dekadë si protektorat i Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, sot Kosova e pavarur është një prej aventurave më interesante të destinacioneve të udhëtimit”, shkruan “National Geographic”.

Tara Isabella Burton, autore e këtij teksti po ashtu përgjigjet në pyetjen se përse duhet vizituar Kosova.

“Nëse është shkruar shumë për kulturën e lulëzuar të kafeneve në Prishtinë, për kryeqytetin bohemian, nëse jo të shquar në aspektin estetik, pasuria e Kosovës ndodhet në jug. Qyteti mesjetar i Prizrenit një qytet kodrinor në majën e të cilit është një kala, qytet i hamameve osmane dhe i bazilikave të shekullit katërmbëdhjetë – paraqet një bazë të përkryer prej së cilës mund të ngjitesh apo skijosh në malet Sharr ose thjesht të shëtisësh buzë liqenit”, shkruhet në artikullin e revistës prestigjioze që i dedikohet gjeografisë dhe botës së eksplorimit.

“I ruajtur mirë, pa dëlirësinë e ‘qyteteve të vjetra’ fqinje në Ballkan, si Sarajeva, pjesa historike e Prizrenit, në të cilën mund të ecësh me lehtësi, paraqet labirint të kulmeve, minareve e kafeneve”, shton Burton kur e përshkruan qytetin kulturor të Kosovës.

Ajo po ashtu përmend se vizitorët që nuk flasin shqip nuk do të kenë telashe për t’u kuptuar, meqenëse shumica e të rinjve kosovarë flasin gjuhën angleze. Tutje, vizitorët sugjerohen ta vizitojnë Brodin, që përshkruhet si fshat me shtëpi guri e vetëm një furrë buke, i cili ndodhet në zemër të Maleve të Sharrit.

“Brodi mund të mos ofrojë shumë sa u përket hoteleve (një burrë i vjetër i quajtur Biligap, që e zbulova duke shëtitur përreth, ofron me qira shtëpi për 20 dollarë shtrati), por është shumë lehtë të gjeni me qira kuajt që janë disi të vrullshëm. Pamjet gjatë ngjitjes dhe kalërimit përreth Brodit ndryshojnë sipas sezonit, nga e gjelbra e hapur në të artë”, shkruhet aty. Turistët porositen të kenë kujdes, për shkak se “mund të ketë ende toka të minuara veçanërisht në kufirin Kosovë-Shqipëri”.

Në pjesën që ia ka dedikuar Shqipërisë, “National Geographic” fillimisht përmend se me dekada të tëra ka qenë një prej vendeve juglindore evropiane më së paku të vizituara. Po ashtu, përmendet se për një kohë ka qenë nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. Turistët rekomandohen të vizitojnë Butrintin, Dhërmiun e Himarën.

“Mungesa relative e zhvillimit në Shqipëri ka qenë një lloj ndihmese për lokalitetet e mbrojtura si trashëgimi botërore nga UNESCO-ja, mes të cilave kompleksi i Butrintit, që është një prej qyteteve greko-romake më së miri të ruajtura në Evropë”, shkruhet, ndër të tjera, aty.

/infokusi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0