Është nënshkruar ditën e djeshme marrëveshja për fazën e dytë të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit nga ministri Ahmetaj dhe ambasadori italian Cutillo.
Me marrëveshjen e konvertimit të borxhit parashikohet hapja e një fondi të ri prej 20 milionë euro, të cilat do tё shkojnë për financimin e projekteve në fusha të ndryshme me tre objektiva kryesore: rritjen e qëndrueshme me anë të përmirësimit të konektivitetit dhe përdorimit të burimeve; kohezioni social dhe formimi profesional; shteti i së drejtës dhe demokracia sociale.
Ndërkohë, në fazën e parë, janë financuar 42 projekte në vlerë rreth 16 milionë euro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto