Projektuesi spanjoll, Oscar Vinals, ka sjellë projektin e fundit për një avion të së ardhmes. Sipas mediave ndërkombëtare, Vinals ka hedhur për diskutim projektin me emrin “Flash Falcon”. Bëhet fjalë për një mjet fluturues me dy kate, me krahë dy herë më të gjatë dhe motorë radioaktivë dy herë më të fuqishëm se Concorde.
“Flash Falcon” mund të kapë shpejtësinë “Mach 3”, ose 3700 kilometra në orë, tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe do të përgjysmonte kohën e udhëtimit nga Londra në Nju-Jork.
Sipas projektuesit, avioni do të ketë një kapacitet prej 250 pasagjerësh dhe kabina të veçanta për ata që dëshirojnë qetësinë gjatë udhëtimit. Gjithashtu është projektuar për t’u ngritur dhe ulur edhe vertikalisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.