Pse këto fenomene, shkenca nuk po i shpjegon dot? - Business Magazine Albania

Pse këto fenomene, shkenca nuk po i shpjegon dot?


Në ditët e sotme shkenca është bërë shumë e fuqishme, por… jo e plotfuqishme.

Ka disa fenomene të cilët shkencëtarët modernë nuk mund t’i shpjegojnë, e për këtë ato mbetën një mister i vërtetë për njerëzimin.

Këto janë 6 fenomene të mbledhura të cilat ende nuk kanë një shpjegim të qartë shkencor.

 

Zhurmat në Taos

Shkencë-Fenomen-Pa-Shpegim-Businessmag

Gjatë viteve, banorët e Taos, një qytet në Amerikën jugperëndimore, dëgjojnë tinguj të ulët të frekuencave që vijnë nga shkretëtirat, madje ato nuk ndalen asnjëherë.

Kjo zhurmë tingëllon ngjashëm me lëvizjen e automjeteve nëpër autostradë. Gjithashtu, kjo zhurmë ka bërë që shumë herë njerëzit që e dëgjuan atë të fitojnë sëmundje të rënda mendore dhe të bëjnë vetëvrasje.

 

Deja vu

Shkencë-Fenomen-Pa-Shpegim-Businessmag

Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë ‘diçka e përjetuar edhe më herët”. “Është një ndjenjë e çuditshme e cila na bën të mendojmë se kemi përjetuar tashmë një situatë të caktuar.

Deja vu është një ndjenjë që mund të na çojë në një moment të caktuar, dhe të na duket se kemi qenë edhe më parë aty. Shkencëtarët bëjnë supozime të ndryshme në lidhje me këtë fenomen nga ndryshimet e koordinimit në kohë në trurin tonë në përsëritjen e disa skenave nga ëndrrat tona. Por, për fat të keq, është e vështirë të shpjegohet deja vu pasi ajo nuk shkaktohet artificialisht.

 

Vizionet në prag të vdekjes

Shkencë-Fenomen-Pa-Shpegim-Businessmag

Njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike nganjëherë shpjegojnë një tunel me një dritë në fund, një ndjenjë të fluturimit dhe duke u takuar me të afërmit e tyre.

Ky fenomen njihet si “përvojë para vdekjes”. Problemi kryesor është se edhe truri pothuajse ndalon punën kur edhe zemra ndalon, që do të thotë se një person i vdekur klinikisht nuk mund të ndjejë e as të përjetojë asgjë.

Ka teori që shpjegojnë jo vetëm këtë problem, por edhe problemet e çdo lloj vizioni tjetër. Por, ajo që shkenca nuk mund ta shpjegojë është se pse pacientët mbajnë mend se çfarë ndodh me ta gjatë reanimacionit të tyre në detaje tepër të vogla.

 

Fantazmat

Shkencë-Fenomen-Pa-Shpegim-Businessmag

Kemi dëgjuar të gjithë që përmenden fantazmat në legjenda historike madje edhe në emisione të veçanta televizive, ku tregohen histori të vërteta dhe ku njerëzit shpeshherë përballen me fantazma. Thuhet se ka dëshmi të njerëzve që kanë takuar fantazma, por shpeshherë edhe ne kemi parë foto dhe video të tyre, por sa e besojnë këtë?!

Shkencëtarët zbulojnë shumë fenomene paranormale duke i shpjeguar ato si histeri masive dhe çrregullime mendore. Por, nuk ka ende teori që mund t’i shpjegojë ato, apo si njerëzit arrijnë të thonë që kanë takuar ato.

 

Intuitë

Shkencë-Fenomen-Pa-Shpegim-Businessmag

Shkencëtarët ende nuk arrijnë ta shpjegojnë natyrën e këtij fenomeni.

Disa shkencëtarë thonë se janë afër shpjegimit të saj por që ende nuk kanë gjetur një zgjedhje përfundimtare. Disa thonë se është aftësi nga lindja, por, ne përveç që shfrytëzojmë shqisat tona, intuitën as që e dimë se si mund ta shfrytëzojmë. Prandaj, ende nuk është shpjeguar cilët njerëz fitojnë intuitë, nga dhe si fitohet ajo.

 

Efekti i hapave qetësues të padëmshëm

Shkencë-Fenomen-Pa-Shpegim-Businessmag

Efekti i këtyre hapave është një nga pyetjet më të mëdha por pa përgjigje të shkencës mjekësore.

Është e paqartë se si me vetëm një hap të tillë një pacient mund të arrijë të shërohet dhe të qetësohet.

Nëse një njeri arrin të shërohet nga këta hapa, nga një sëmundje fatale me probleme mendore, a nuk do të thotë kjo që aftësitë e njeriut janë të pafundme?

 

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0