Cilat shtete paguajnë tatim më të lartë mbi të ardhurat? - Business Magazine Albania

Cilat shtete paguajnë tatim më të lartë mbi të ardhurat?


Shuma e tatimeve dhe dhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore që paguan një person varion shumë ndërmjet shteteve dhe varet nga një sërë faktorësh që nga të ardhurat e deri te statusi martesor. Një raport i fundit ka zbuluar se normat e tatimeve mbi të ardhurat janë stabilizuar në vendet e OECDsë në 2015-ën me 35.9 për qind pas rritjeve konsekutive që prej 2011-ës.

Belgjika është vendi që ka barrën më të madhe të tatimeve nga të gjitha shtetet anëtare të OECD-së për një person pa fëmijë. Një person i vetëm që punon atje do të kishte një normë tatimi prej 55.3 për qind krahasuar me 40.4 përqind të një personi të martuar me 2 fëmijë.

Personat që jetojnë vetëm në Gjermani gjithashtu përballen me norma të larta tatimi prej 49.4 për qind, ndërsa një punonjës me të njëjtin status në Shtetet e Bashkuara do të përballonte një barrë tatimore prej 31.7 për qind.

Cilat-shtete-paguajnë-tatim-më-të-lartë-mbi-të-ardhurat-businessmag

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0