Bankat si agjenci imobiliare, mbi 200 milionë dollarë prona të sekuestruara - Business Magazine Albania

Bankat si agjenci imobiliare, mbi 200 milionë dollarë prona të sekuestruara


Bankat private janë shndërruar në pronaret më të mëdha të pasurive të paluajtshme në vend. Konstatimi vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila ngre shqetësimin se një pjesë e madhe e pronave të sekuestruara nga kredimarrësit e këqinj nuk arrijnë të shiten në ankande duke i detyruar bankat që t’i marrin këto pasuri në pronësi të tyre.

Në raportin e fundit të stabilitetit financiar Banka vëren se, nëse në vitin 2012 bankat zotëronin prona të paluajtshme me vlerë 5 miliardë lekë, në fund të vitit të kaluar shifra arriti në 22 miliardë lekë ose gati 200 milionë dollarë.

Këto janë pasuri si ndërtesa tregtare, apartamente apo toka të bllokuara nga kreditorët, të cilët nuk kanë shlyer kredinë, dhe që bankat nuk kanë mundur t’i shesin në ankand duke u detyruar t’i marrin në pronësinë e tyre.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e pronave të bllokuara në pronësi të bankave i ekspozon ato para disa rreziqeve. I pari është rreziku i rënies së çmimit të këtyre pasurive gjatë kohës që mbahen nga bankat duke ulur shumën e përfituar nga shitja.

Po kështu, mbajtja e këtyre pasurive ka kosto dhe rritja e tyre sipas Bankës së Shqipërisë mund të ndikojnë negativisht likuiditetin e një banke.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0