Ja çfarë e bën një person tejet të pëlqyeshëm - Business Magazine Albania

Ja çfarë e bën një person tejet të pëlqyeshëm


Kur jeni nën “influencën” e një personi vërtet karizmatik, magnetizmi i tyre personal mund të duket magjik. Si arrijnë ata t’ju bëjnë të ndiheni kaq të rëndësishëm? Si e marrin tërësisht vëmendjen tuaj? Është e thjeshtë kur mendojmë se karizma është faktori magjik X me të cilin disa njerëz janë thjesht të lindur me të.

Por kjo nuk është ajo që thotë shkenca për karizmën. Sipas një artikulli të fundit nga Emma Seppälä nga Universiteti i Stanfordit për Greater Good Science Center, “një nga studimet më të shtrenjta rreth karizmës zbuloi se karizma nuk është kaq dhunti saç është edhe një zotësi që mund të mësohet.” Gjë e cila është një lajm i mirë për ata që shpresojnë të rrisin karizmën e tyre. Dhe mesa duket madje ofron edhe inkurajim të mëtejshëm. Parimi thelbësor që qëndron pas sharmit të jashtëzakonshëm është i vdekur, sipas më të rejave nga shkenca.

Super sekreti i thjeshtë për karizmë më të madhe? Thjesht jini të pranishëm, pretendon Seppälä. Ata njerëz të cilët na komplimentojnë me vëmendjen e tyre maksimale na duken më karizmatikët dhe më të pëlqyeshmit.

“Nëse takoni dikë që është tërësisht i kujdesshëm ndaj jush dhe i angazhuar në mënyrë aktive në bisedë, ka më shumë gjasa që ata t’ju duken të pëlqyeshëm dhe interesantë. Nëse zilja e tyre e telefonit bie dhe ata nuk e kontrollojnë atë, ata marrin pikë dyfish. Pse? Sepse në atë moment, e vetmja gjë e cila duket se u intereson atyre jeni ju. Ju jeni personi më i rëndësishëm atje, dhe ata ju kanë dhuruar juve të gjithë vëmendjen e tyre në atë moment,” shpjegon ajo. Ky depërtim i drejtëpërdrejtë por i fuqishëm është “ar i pastër” nëse doni të bëheni më të pëlqyeshëm ndërsa ju sugjeron ndryshime të ndryshme praktike dhe të thjeshta që mund t’i bëni sjelljes suaj të përditshme.

  • Vendoseni tutje telefonin tuaj. Kërkimet tregojnë se një shikim i shpejtë në pajisjen tuaj telefonike mund të dëmtojë marrëdhëniet. Nëse doni të dukeni si karizmatikë, sigurohuni që personi me të cilin po flisni të mos e shikojë kurrë telefonin tuaj.
  • Dëgjoni pa ndërprerë. Nëse ju flisni para se personi tjetër të mbarojë, ju po i transmetoni se nuk e vlerësoni vërtet se çfarë ka për të thënë ai person. Boll ndërpretë dhe dëgjoni! (Disa ekspertë sugjerojnë të numëroni deri në 2 para se të përgjigjeni për ta mbajtur nën kontroll dëshirën për t’u përgjigjur.)
  • Mbani kontakt me sy. “Ne e ndjejmë në mënyrë intuitive se nëse shikimi i dikujt shkëputet nga ne, edhe vëmendja e tyre ëhstë shkëputur nga ne. Dhe kjo intuitë është e mbështetur nga studime neuroshkencore,” shkruan Seppälä. “kur ju jeni të pranishëm dhe e shikoni dikë drejtëpërdrejtë në sy, impakti i lidhjes mund të jetë i fuqishëm.”

 

/Shkruar nga Jessica Stillman, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0