Një program Përshpejtimi Biznesi nga Shqipëria për të gjithë Ballkanin - Business Magazine Albania

Një program Përshpejtimi Biznesi nga Shqipëria për të gjithë Ballkanin


Pas organizimit të suksesshëm të akseleratorit të pare të biznesit në vitin 2014, në mbështetjte të ideve të reja sipërmarrëse shqiptare me impakt social, ku startupe në fazën e ideve u formësuan si biznese reale – shembulli i njohur është kompania Dentemm – ambiciet e drejtuesve të Yunus Social Business erdhën duke u rritur. Në planet e tyre, Shqipëria do të shërbente si një nyje (Hub) e rëndësishme nga e cila të mund të organizohen aktivitetet e Yunus në mbështetje të sipërmarrjeve të gjithë rajonit. Dhe është bukur kur planet marrin jetë.

Më Nëntor 2015 Yunus Social Business Albania filloi Programin të Përshpejtimit të Biznesit 2015, në të cilin u hapën thirrje për aplikime nga i gjithë Balkani për startup-et e reja me impakt social. Sipas Shkëlzen Markut, Drejtor i Yunus Albania, në vazhdim të thirrjes edhe eventeve informative që u realizuan në disa vende të Ballkanit, pati prurje idesh biznesi mjaft cilësore.

Prej tyre u përzgjodhën ato që kishin potencial zhvillimi si biznese të qëndrueshme dhe që ofronin një impakt social. Shtrirja gjeografike e startup-eve ishte nga Shqipëria, Bosnia, Serbia, Maqedonia etj. Programi i Përshpejtimit të Biznesit u drejtua nga Emil Lamprecht, Menaxher i ‘Google Launchpadx’, një hyper-akselerator i organizuar nga gjigandi i kërkimit.
“Historikisht ne shohim inovacion të madh social që buron nga zonat në nevojë në kohëra të vështira, dhe unë besoj që edhe në ditët e sotme, potenciali është aty.” – shprehet ai ndërkohë që e pyesim mbi potencialin e startup-eve me impakt social në Shqipëri dhe Ballkan.

Ju mund të lexoni artikuj të ngjashëm si: Emil Lamprecht – Bashkohuni me mua dhe Yunus Social Business Accelerator. Inovacioni social buron nga zonat në nevojë. Potenciali është aty.

Muaji Shkurt shënoi fazën përmbyllëse të programit dhe në zyrat e Yunus Social Business Albania, u mblodhën startupet të cilat arritën ta përfundojnë me sukses programin dhe tashmë janë të gatshme që ta çojnë më tej projektidenë e tyre, falë ekspertizës së përftuar dhe horizonteve të hapura falë mentorëve dhe aktiviteteve të ndryshmë të networking. Disa prej tyre janë në fazën kur mund të përthithin investime.

Takimi në Tiranë, përveç proçesit trajnues, mblodhi bashkë mentorët e Yunus si edhe mentorë shqiptarë, anëtarë të ekosistemit të sipërmarrjes që po zhvillohet në Shqipëri.

Interesant është fakti se vetë një nga bashkëthemelueset e Yunus Social Business, Zj. Saskia Bruyten, erdhi për të përshëndetur aktivitetin dhe për të ndjekur nga afër fazën vlerësuese të startupe-ve që iu nënshtruan programit.

“Jam këtu që të takohem me sipërmarrësit socialë që më parë i kemi ndihmuar, për të parë se si kanë ecur dhe çfarë mund të bëjmë për t’i mbështetur më tej. Gjithashtu po punojmë për një program të përbashkët me USAID, që është një nga mbështetësit më të rëndësishëm këtu në Shqipëri.” – shprehet ajo në një intervistë ekskluzive për Business Magazine Albania.

Programe të tilla, që mbledhin kaq shumë aktorë të sipërmarrjes nuk mund të kalojnë pa u mbuluar në formën e kësaj speciale nga Business Magazine Albania.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 25 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0