Spark.me prezanton folësin Dave Haynes të skuadrës Seedcamp - Business Magazine Albania

Spark.me prezanton folësin Dave Haynes të skuadrës Seedcamp


Seedcamp është një fazë përgatitore dhe fillestare e financimeve dedikuar startupeve, e cila u mundëson themeluesve ambiciozë nga mbarë bota financime prej më shumë 200 mijë € dhe një platformë afatgjatë mbështetjeje për t’i ndihmuar që të rriten eksponencialisht. Në rolin që ka në skudrën e tij të investimit, Dave u jep burime startupeve të reja ndërsa mbështet një portofol prej 200 kompanish që përfshin Transferwise, Property Partner, Revolut dhe 2 startupe serbe, TruckTrack (fitues i Startup Competition i Spark.me 2013) dhe më së fundmi, Buildcon.

Dave ka një eksperiencë të gjërë në startupe edhe si operator, edhe si themelues, por tani fokusohet në pjesën e investimit. Ai ka qenë pjesë e skuadrës së hershme të SoundCloud, duke e ndihmuar kompaninë të rritet që nga lançimi i platformës lider botërore të audios me 250 milionë përdoruesë mujorë.

Folës më të hershëm të anonçuar nga Spark.me përfshijnë Jon Bradford (drejtori jo-ekzekutiv i Central Working; drejtori i Bradfield Centre; bashkëthemelues i F6S dhe Tech.eu; ish-Drejtori Manaxherial i Techstars në Londër), Annie Machon (ish-oficere e inteligjencës për Shërbimin e Sigurisë së Britanisë së Madhe, MI5), Danica Kombol (CEO e Everywhere Agency, një firmë lider në marketing dhe media sociale), Marvin Liao (partner në firmën globale VC dhe akseleratorin e startupeve, 500 Startups, me bazë në Silicon Valley), dhe Scott Morrison (ish-Drejtor Marketingu i Diesel, Levi’s dhe Activisation; themelues i “The Boom!”), dhe Veronica Belmont (një personalitet i medias online, këshilluese startupesh, folëse dhe moderuese podcast-esh nga San Francisco, me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në Twitter!).

Dave-Haynes-sparkme-businessmag-2

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Megjithatë, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga norma e reduktuar dhe të përfitojnë një biletë për vetëm 150€, ose 70€ në rast të biletave të studentit, deri më 11 Prill. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0