Bien interesat e kursimeve, ekspertët: Preken të vegjlit - Business Magazine Albania

Bien interesat e kursimeve, ekspertët: Preken të vegjlit


Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se interesat kanë rënë thuajse për të gjithë instrumentat kryesorë të kursimit.

Sipas Bankës, për depozitat njëvjecare, interesat kanë zbritur në 1.4 përqind duke qenë më të ulta edhe se inflacioni, ndërkohë që të njëjtën tendencë kanë ndjekur edhe depozitat më afatgjata.

Në dy vitet të fundit shumë kursimtarë janë mbrojtur duke i zhvendosur kursimet e tyre nga depozitat tek bonot e thesarit, por tani edhe këto instrumenta nuk janë më aq të leverdishme. Në ankandin e radhës, interesat e bonove njëvjecare, mjeti i dytë më i preferuar i kursimeve pas depozitave, ranë në 1.85 përqind, çka përbën nivelin më të ulët historik.

Ekspertët sqarojnë se interesat e ulëta të kursimeve janë rezultat i gjendjes në të cilën ndodhet ekonomia dhe tregu i brendshëm financiar.

“Në radhë të parë kjo situatë reflekton një tepricë të madhe likuditeti në tregun financiar dhe një kërkesë të ulët për para si për kredi ashtu dhe nga qeveria”, thotë Adrian Civici, ekspert ekonomie.

Arjan Kadare vlerëson se interesat e kursimeve do mbeten të ulëta të paktën edhe gjatë këtij viti. Sipas tij, kjo situatë prekë më shumë kursimtarët e vegjël.

Sinkron Arjan Kadare,  te cilet nuk kane mundesi te investojne ne instrumenta me risk me te larte per shkak se kane shuma te vogla parash. Në këtë kuptim, marrin një normë interesi më të ulët se inflacioni dhe fuqia blerëse e tyre reale bie”, thotë Kadare, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH.

Por si mund të mbrohesh nga rënia e interesave? Sipas ekspertëve një mënyrë do ishte investimi në mjete më afatgjata kursimi.

“Nëse kursen për të çuar në shkollë djalin, vajzën mire do jetë te blesh obligacione dhjetëvjeçare të qeverisë. Japin interesa shumë më të larta, vetëm se kanë një problem, nëse do t’i shesësh në mes të rrugës, mund të kesh humbje kapitale.

Ndërsa Ardian Civici thotë se Shqipëria duhet të zhvillojë tregun financiar, ku të mos jenë vetëm bankat institucionet e investimit, por edhe të tjera.

“Duke filluar që nga bursat, tregjet e kapitali, instrumenta të tjerë zhvillimi, fonde financimit, fonde pensionesh, fonde zhvillime e shumë të tjera ku njerëzit mund të investojnë paratë e tyre”, thotë Civici.

Për shumë vite Shqipëria ka qenë gati një parajsë për ata që kursenin duke ofruar norma të larta fitimi. Por tani ekonomia, ashtu si kudo në Europë ka hyrë në një epokë të re, atë të normave të ulëta e madje edhe negative të interesave.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0