Celularët do të shërbejnë si pashaporta

Celularët do të shërbejnë si pashaporta


Një kompani austriake e specializuar në prodhimin e pashaportave që ka 200 vjet eksperiencë në këtë fushë është gati të hedhë në treg një aplikacion që do të ruajë të dhënat personale në celualarë. Qeveritë në mbarë globin po përpiqen të përdorin celularët e zgjuar si mjete identifikimi nëpërmjet një aplikacioni të posaçëm. Oesterreichische Staatsdruckerei Holding AG ose OeSD beson se ka krijuar një aplikacion që do të menaxhojë të gjitha llojet e mjeteve identifikuese si: pashaportën, kartën e identitetit, patentën etj.

“ Gjithçka po kalon tek telefonat e zgjuar,” tha në një intervistë Lukas Praml, drejtori ekzekutiv i inovacionit të kompanisë OeSD.

OeSD ka filluar veprimtarinë e saj në vitn 1804 si shtypshkronjë e perandorisë Austriake. Tani në dorën e biznesmenëve Austriakë, firma ka filluar të  përdorë më shumë teknologjinë për t’u zgjeruar. Kompania filloi zhvillimin e aplikacionit për celularë tre apo katër vjet më parë. Programimi është bërë pjesë e rëndësishme e biznesit për OeSD-në.

Profesori për teknologjinë dhe e-government në  Donau-University, Krems Austri deklaroi se vetëm qeveritë do të jenë klientë potencialë të këtij aplikacioni. Në këtë mënyrë vetëm bizneset që janë pranë qeverive do të kenë mundësi të zhvillojnë të tilla programe.

Problemi kryesor i këtij aplikacioni mbetet siguria. Së fundi shteti i Iowa-s në SHBA ka lejuar punonjësit e Departamentit të Transportit që të përdorin patentën elektronike nëpërmjet celularit. Teknologjia e përdorur bazohet në dallimin e tipareve të fytyrës për të kontrolluar patentën.

Për të ardhmen

Zhvillimi i këtij aplikacioni kërkon një bashkëpunim me institucionet qeveritare për të rifreskuar të dhënat në çdo moment. Parashikimet janë që OeSD-ja do ta shtrijë aplikimin e kësaj risie dhe në shtete të tjera. Shumë biznese amerikane janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim, por gjasat janë që kërkesa më e madhe do të vijë nga shtetet aziatike, afrikane dhe europiane.

Karl-Heinz Grundboeck, zëdhënës i Ministrisë së Brëndshme Austriake, tha se identifikimi elektronik është një temë e ardhshme për t’u folur. “ Është interesante që këto tema të diskutohen, por ne nuk mund ta përdorim këtë teknologji muajin që sapo vjen.”

/Bloomberg/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0