Kujdesuni për punonjësit tuaj

Kujdesuni për punonjësit tuaj


Zëvendës Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi korporatat  për politikat e tyre afatshkurta në mënyrën se si i trajtojnë punonjësit. Joe Biden mbajti një fjalim në konferencën e Davos-it. Davos  është një konferencë globale me të ftuar nga fusha e biznesit, politikës , akademisë  dhe liderë të fushave të tjera që diskutojnë për gjëndjen aktuale të planetit dhe të ardhmen e saj.

Zv.Presidenti amerikan Biden deklaroi se klasa e mesme është shtylla kryesore e ekonomive dhe demokracive. “Kompanitë duhet t’i trajtonë punonjësit si aksionerë,”- tha  Biden para drejtuesve të korporatave të mëdha. Këto kritika nga zv.presidenti amerikan vijnë pasi bizneset e mëdha i investojnë paratë e tyre në aksione  dhe jo për të ardhmen.

Shumë nga njerëzit më të pasur dhe të pushtetshëm të globit, janë mbledhur në Alpet Zvicerane këtë javë për të diskutuar për problemet që shqetësojnë njerëzimin si tensionet midis shteteve dhe krizës ekonomike.

Një temë tjetër mjaft e rëndësishme që do të diskutohet  janë sfidat dhe mundësitë e asaj që quhet revolucioni i katërt industrial. Ky revolucion përfshin  arritjet në fushat e robotikës, inteligjencës artificiale dhe  komunikimit masiv.

Shumë ekspertë druhen se vala e re e inovacionit mund të nxjerrë nga  puna miliona njerëz të punësuar në industri dhe sektorin e shërbimit, megjithëse ndërkohë po shtohen punësimet në fushën e teknologjisë.

“ Kur klasa e mesme është mirë, të pasurit ecin shumë mirë dhe të varfrit kanë shkallë ku të ngjiten,” tha Joe Biden.

/Fortune/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0