6000 traktorë në protestë, fermerët grekë bllokojnë doganat dhe rrugët

6000 traktorë në protestë, fermerët grekë bllokojnë doganat dhe rrugët


Mbi 6000 traktorë janë nxjerrë pranë doganave dhe pikave nevralgjike të rrugëve nacionale nga fermerët grekë që kanë filluar protestën e tyre, ashtu siç kishin paralajmëruar pas dështimit të bisedimeve me ministrin grek të Bujqësisë në lidhje me reformën e re të pensioneve dhe sistemin e tatim-taksave.

Fermerët që janë gati të bllokojnë disa pika doganore në Greqinë e Veriut në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë, kanë mbyllur në mbrëmjen e së mërkurës për disa orë rrugën kryesore që lidh Athinën me Selanikun pranë Larisës dhe kanë ngritur blloqe me traktorët e tyre në autostradën Egnatia në Greqine Qendrore, në Peloponez , në Janinë dhe Arta e deri në kufijtë me Turqinë.

Duke kërkuar më shumë lehtësime për sistemin e taksave ata nuk pranojnë tashmë të negociojnë me ministrin e Bujqësisë, por duan të bisedojnë vetëm me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.

“Qeveria po planifikon masa shtrënguese për fermerët e vendit duke filluar nga reforma e pensioneve ku trefishon kontributin personal dhe më pas me sistemin e ri të taksave të cilat, duke u kombinuar, u marrin bujqve 85% të të ardhurave të tyre”, tha një fermer.

Ndërkohë për të dytën herë brenda një jave kanë mbushur rrugët e Athinës avokatët grekë, mjekët, inxhinierët dhe nënpunësit e sektorëve shkencorë të vendit kundër reformave të qeverisë.

Duke dhënë një përgjigje ndaj mediave që e quajtën protestën e tyre të parë si “demonstrata e kostumeve dhe tajerëve”, ata kanë hequr kravatat e tyre dhe i kanë varur në disa prej pemëve pranë Parlamentit duke dashur të thonë se reformat e reja të qeverisë për taksat dhe pensionet do shkatërrojnë profesionet e tyre.

“Ne nuk po flasim për një reformë të logjikshme në një kuadër kur të gjithë kontribuojnë, por për një ligj që në kombinim me sistemin e ri të taksave, merr rreth 80 për qind të të ardhurave të të vetë punësuarve profesionistë. Duke pasur parasysh kohën e vështirë që ne po kalojmë dhe me këtë papunësi të madhe, ajo çfarë mbetet nuk është e mjaftueshme për të mbijetuar”, tha Panajota Mpourletidou, juriste.

Ndërkohë, qeveria greke beson se nuk duhet që të reduktojë përsëri pensionet të cilat janë shkurtuar prej vitit 2010 deri në masën 40%. Protestat që kanë më shumë se një javë që kanë filluar do të vazhdojnë javën e ardhshme me grevën e marinarëve të enjten dhe të premten e që do të kurorëzohet më pas me grevën e përgjithshme të sindikatave të sektrit privat dhe atij publik në datën 4 shkurt.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0