Kandidati i parë është Milan Kundera.
Me romanet e tij “Shakaja”, “Lehtësia e padurueshme e të qenmit” dhe të tjerë, ky autor çek ka krijuar një vepër me romane që nuk mund të krahasohet me asgjë në kohën tonë. Ai lavdëron lehtësinë serioze, melankolinë gazmore, dendësinë e lehtë, bisedat e mrekullueshme filozofike dhe balancën muzikale të temave dhe motiveve të Kunderës. “Librat e Kunderës, të cilat ndërlidhin rrëfimin dhe refleksionin, transportojnë mendjen e ndritur të iluminizmit francez në epokën e tij, të karakterizuar nga komunizmi shtetëror, pastaj nga bota e mediave dhe e konsumit e Perëndimit”.
Kandidati i dytë që meriton Nobelin për Letërsi, është Ismail Kadare.
“Shkrimtari më i madh i Shqipërisë ka kaluar nëpër përvoja edhe më intensive me sundimin totalitar: ai jetoi nën Enver Hoxhën, i cili herë e përkrahu (sepse në romanin e tij “Dimri i madh” u shfaq si figurë historike), herë e shtypi (me ndalim publikimi, punë të detyrueshme në fshat). Që librat e tij të botoheshin Kadare i vendosi ato shpeshherë në një të kaluar përrallore osmane. Me romanin “Pasardhësi” Kadare më vonë dhe krejt hapur ka rrëfyer se si ideologjia dhe sundimi i dhunshëm nguliten në shtjellimet e skajshme të trurit dhe shpirtit; edhe të sundimtarëve. Në mënyrë të saktë psikologjike dhe me imazhe të fuqishme romanet e Kadaresë e transportojnë realitetin absurd në surrealizëm dhe mit. Përndryshe në hapësirën gjermanofolëse atë dikur e pati bërë të njohur shtëpia botuese Amman Verlag e Zürichut”, i cili në Zvicër, Gjermani dhe Austri konsiderohet si njëri prej kritikëve më të njohur letrarë.
Kandidati i tretë Yan Lianke është më pak i njohur nga tre emrat e përzgjedhur.
Pas Mo Yanit të afërt me qeverinë kineze (i cili fitoi Nobelin më 2012) Lianke do të ishte një autor kritik dhe po aq i mirë. Lianke shkruan për ato tema, të cilat historiografia zyrtare i hesht: skandalet dhe katastrofat e historisë së re kineze. Romani i tij mbi vitet e urisë 1958-1962, i cili sapo ka dalë në anglisht («The Four Books») është i ndaluar në atdheun e tij. Romani i tij madhështor “Puthjet e Leninit” është lejuar të botohet dhe mund të shijohet edhe në gjermanisht. Ky roman tregon mikrokozmosin e një fshati provincial, ku fushatat politike shkatërrojnë vendin dhe njerëzit dhe ku në “Kinën e re” etja për gllabërim është parësore.
Burimi: perqasje.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto