Jaka: Sipërmarrjes i duhet një zë për të arritur modelet e suksesit - Business Magazine Albania

Jaka: Sipërmarrjes i duhet një zë për të arritur modelet e suksesit


Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka dhe përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare pritën në5 tetor 2016 në një takim zotin Arlind Zeqiri, Ministër për Tërheqjen e Investimeve të Huaja në Maqedoni, zotin Faton Pollozhani,  zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve të këtij shteti dhe zotin Fatos Mustafa, drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë.

Biseda mes palësh u fokusua në mundësitë potenciale që ekzistojnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik  (investimeve, shkëmbimeve tregtare, turizmit ndërmjet dy vendeve) në industri dhe sektorë të ndryshëm, shkëmbimin e eksperiencave, projekteve të përbashkëta si cross border etj., organizimin e aktiviteteve ekonomike midis dy vendeve dhe në rajon.

Për këtë të fundit ju mëshua fort idesë së “rajonit si një platformë ekonomike si e tërë”, me synim transformimin e rajonit në një treg të përbashkët për investime. Në fjalën e tij kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka vlerësoi dhe falenderoi në mënyrë të veçantë qasjen pozitive të modelit Maqedonas si “një nga modelet, kapacitetet dhe platformat reale dhe konkrete më të suksesshme në rajonin tonë”.

Jaka theksoi se “sipërmarrja duhet të flasë në një zë të vetëm për të arritur modelet e suksesit përmes komunikimit dhe vendosjes së urave të bashkëpunimit”. Kjo për kreun e Dhomës arrihet duke ju lehtësuar sipërmarrësve të gjitha barrierat të cilat pengojnë në pasjen e tregu të përbashkët në rajon.

Në takim ishin dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit si, KASH, Shoqata e Prodhueseve Shqiptarë etj, të cilët shprehën interesin e tyre të drejtpërdrejtë për të rritur aktivitetin e tyre dhe për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi.

Në kushtet e një konkurrence gjithnjë e në rritje që vjen edhe nga globalizimi, këto takime shërbejnë për të koordinuar më mirë dhe më me efikasitet politikat ekonomike.

 

burimi: cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0