Një qendër rehabilitimi për të fiksuarit pas Internetit - Business Magazine Albania

Një qendër rehabilitimi për të fiksuarit pas Internetit


Kinë, varësia ndaj internetit është diçka serioze. Fotot e mëposhtme e tregojnë konkretisht.

Kina e ka klasifikuar varësinë ndaj internetit si një sëmundje në vitin 2008. Dokumentari Web Junkie iu njeh më afër me kushtet e kësaj qendre rehabilitimi. Edhe pse duket një zgjidhje ekstreme, këto qendra na tregojnë se sa shumë e duam ne Internetin.

Qendra Daxing e trajtimit të sëmurëve pas Internetit (IATC) është një qendër përqëndrimi e stilit ushtarak e pozicionuar në periferi të Bejing.

Të rinjtë që hyjnë në dyert e saj i nënshtrohen një rexhimi të rreptë ushtarak me ushtrime, mjekime dhe izolim ushtarak.

Nuk lejohet asnjë lloj paisje elektronike.

Gjithashtu, shpesh-herë pacientët i nënshtrohen vlerësimeve psikologjike dhe skanimeve të trrurit për t’u siguruar që ata janë në rrugën e duhur.

nje-qender-rehabilitimi-per-te-fiksuarit-pas-internetit-businessmag

Qendra IATC ka trajtuar 6.000 pacientë që nga koha kur është hapur në vitin 2006 dhe pohon se ka “shëruar” 75% të tyre. Dhe kjo do të thotë se, 6 muaj pas daljes së tyre, pacientët e kanë përdorur Internetin për më pak se 6 orë në ditë.

Varësia ndaj Internetit është një problem i cili ka prekur 24 nga 632 milionë përdorues të Internetit Kinë sipas statisktikave qeveritare.

Shumë prej tyre janë të rinj të cilët luajnë lojëra elektronike për orë të tëra.

Themeluesi i qendrës IATC, doktor dhe kolonel në Ushtrinë Popullore të Kinës, thotë se 90% e pacientëve vijnë me depresion klinik si rezultat i kohës së madhe që shpenzojnë online (14 orë në ditë).

nje-qender-rehabilitimi-per-te-fiksuarit-pas-internetit-businessmag

Në këtë qendër brutale të trajnimit jo vetëm që ka kërkesa të shumta për regjistrim, por dhe çmimet janë shumë të larta.

Kostot arrijnë vlerën e 1,000 paundëve në muaj, shifër kjo që është 2 herë më e lartë se paga mujore e një punëtori kinez.

Ja përse ata e quajnë “Heroina Elektronike”.

/Mirror

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0