Shpallet fituesi i koncesionit i segmentit "Milot-Morinë" - Business Magazine Albania

Shpallet fituesi i koncesionit i segmentit “Milot-Morinë”


Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nuk ka arritur dot të fitojë në pretendimin e saj në lidhje me shpalljen e fituesit që do të mirëmbajë segmentin Milot – Morinë, të Rrugës së Kombit.

Sipas njofimit zyrtar të këtij dikasteri, bëhet me dije se Komisioni i Prokurimit Publik vendosi rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë. “Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës”, bëhet e ditur nga njoftimi zyrtar i Transporteve.

Në fillim të muajit shtator, Ministria e Transporteve dorëzoi shkresë zyrtare në Komisionin e Prokurimit Publik, ku kërkohej shqyrtimi i vendimit të marrë sa i përket koncesionit të Rrugës së Kombit, sipas të cilit kërkohej skualifikim i “Vendeka” dhe kualifikim si fitues të “Catalyst”. Në korrik të këtij viti ministria shpalli fituese për mirëmbajtjen e këtij segmenti kompaninë turke Vendeka Bilgi, pasi ajo paraqiti koston e mirëmbajtjes 3.63 cent. Tenderi për mirëmbajtjen e këtij akti u zvarrit për disa vite dhe dështoi disa herë.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0