Gjërat më të mira që mund të bëni për të ndryshuar jetën tuaj - Business Magazine Albania

Gjërat më të mira që mund të bëni për të ndryshuar jetën tuaj


Nëse mendon se duhet të ndryshosh diçka, prioriteti jot është t’a përqafosh atë me një sjellje pozitive dhe t’a shohësh si një mundësi për të përjetuar një jetë që gjithmonë e ke dashur – një jetë më të lumtur, gjallëri dhe mundësi të reja.

Ja disa nga gjërat që mund të bëni për të ndryshuar jetën tuaj. Por gjithçka varet nga ju.

Prano gabimet e tua.

Ja 3 fjalët magjike që mund të praktikoni ktë javë: “Ishte faji im.” Veprimi i madh pas këtyre fjalëve të vogla është akoma dhe më i guximshëm: Të lësh mënjanë egon tënde. Të pranosh faktin që je njerëzor dhe gabon, të ndihmon të rrisësh besimin te vetja. Dr. Paul Zak, autor i librit Trust Factor: The Science of Creating High Performance Companies thotë:

“Njerëzit që janë jo të përsosur janë më interesant. Ne i pëlqejmë ata më shumë se njerëzit që duken shumë perfekt.”

Bëji gjërat më të thjeshta.

Të lehtësosh jetën tënde nuk do të thotë të flakësh tutje çdo gjë për të cilën ke punuar deri më sot. Ka të bëjë më shumë me zgjedhjet e zgjuara që duhet të bëni ndërmjet gjërave nga të cilat mund të përfitoni. Ka të bëjë me faktin që “t’i kesh të gjitha” do të thotë të shijosh gjërat që i japin kuptim jetës tënde. Ka të bëjë me atë që ti mendon se është e rëndësishme për ty, dhe të heqësh dorë nga ato gjëra që nuk janë.

Shpreh më shumë mirënjohje.

Shkruani tre fjali falenderimi. Cilat janë këto 3 gjëra për të cilat ti je mirënjohës që i ke në jetën tënde? Për një efekt afatgjatë, praktikojeni këtë për 21 ditë me rradhë. Psikologu dhe autori me librat më të shitur Shawn Achor thotë se arsyeja pse kjo funksionon është sepse ju po skanoni trurin tuaj te gjëra pozititve dhe jo negative. Ky aktivitet është forma më e shpejtë për të mësuar si të jesh optimist dhe do të përmirësojë shumë perspektivën tuaj për të ardhmen.

Shmang njerëzit që të stresojnë.

Nëse dikush është vazhdimisht burim stresi dhe ti nuk mund të bësh asgjë për t’a ndryshuar, atëherë kufizo kohën që shpenzon me atë person, ose jepi fund marrdhënies me të. Kjo sidomos atëherë kur ajri që thithni ndotet me tema të nxehta të cilat të acarojnë dhe bëjnë që presioni i gjakut të rritet (për mua kjo ndodh kur flitet për politikë apo besimet fetare). Mundohu t’i shmangësh këta njerëz dhe zgjidh të jetosh me një gjendje shpirtërore të qetë.

Rri larg thashethemeve.

Autori Peter Vajda i përkufizon thashethemet si një lloj dhune në vendin e punës, duke theksuar se ato janë në thelb “një formë sulmi”. Veprimi më i mirë që mund të bësh është të rrish larg tyre, sepse kjo do të shmangi stresin e panevojshëm dhe nuk do të ndikoj në reputacionin tënd të mirë. Nëse e gjeni veten mes thashethemesh mundohuni t’i shmangni për shembull: refuzoni ftesat për drekë nga këta persona. Qëndroni afrë njerëzve pozitiv që i respektojnë të tjerët, janë të fokusuar te vetja, dhe nuk përfshihen në këto gupe me mentalitet të gabuar (gjë që ndodh kur një grup merr vendime të gabuara për shkak të presionit të grupit).

Vendos qëllime të vogla.

Nëse ke marr një vendim që duket po aq i vështirë sa të ngjisësh malin Everest, atëherë më mirë hidh hapa të vegjël për të ndërtuar vetëbesimin që të nevojitet, dhe që të çon përpara dhe të ndalon të hutohesh në realizimin e qëllimit tënd final. Me fjalë të tjera, mos shiko vetëm majën e malit! Fokusohu fillimisht në kodrinën e parë. Kush është hapi tjetër? Vendose. Nisu.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0