Përfundimisht, unë e gjeta punën e ëndrrave të mia, por mu deshën dy vite për ta bërë këtë. Që atëherë, unë kam mësur të ndihmoj profesionistët e rinj të gjejnë pozicione ndërkombëtare që ata vërtet i duan dhe klientët e mi janë punësuar kudo nga Etiopia deri në Kolumbi.
Unë kam çfarë funksionon dhe çfarë jo. Këto janë disa nga gabimet që bëjnë shpesh ata që kërkojnë një punë diku jashtë:
Të mos dish çfarë do.
Nuk ka asgjë më të padobishme se sa të dëgjosh, “Epo unë dua të ndryshoj gjithçka, prandaj dua të punoj në një vend në zhvillim.”
Çfarë backgroundi ke? Cila është historia jote? Çfarë di të bësh më mirë? Çfarë ke studiuar? Ku ke punuar më përpara? Duhet të gjesh një të mesme mes asaj që të pëlqen dhe asaj për të cilin je kualifikuar; dhe kjo e mesme e artë do të jetë titull jot i ardhshëm ose një punë në industri.
Shëndeti publik, sistemi bankar apo pasuritë e patundshme. Më thuaj projektin e menaxhimit apo të kontabilitetit. Zgjidh diçka. Zgjidh atë për të cilën së fundmi ke qenë i punësuar dhe nise prej aty. Duhet ta ngushtosh pak rrethin duke pyetur njerëz të ndryshëm në fushën që të pëlqen dhe më pas do ta kesh më të lehtë të zgjedhësh.
Të mos kesh një gjeografi në mendje.
Gjëja e dytë më e keqe është dikush që thotë, “Kudo që të jetë është mirë. Unë do të shkoj ku të jetë e mundur.” Jo, jo, jo.
Ti nuk mund të hedhësh shigjeta në hartë dhe të shpresosh të jesh i suksesshëm. Zgjidh të paktën një kontinent, një shtet, akoma më mirë një qytet. Ky i fundit duhet të lidhet me përgatitjet e tua, qofshin këto akademike, personale apo profesionale.
Të fokusohesh vetëm në një vend të caktuar.
Shumë njerëz duan të punojnë në Angli, por shumë pak prej nesh duan të shkojnë në Estoni. Shumë njerëz duan të shkojnë në Kinë, por shumë pak mendojnë të punojnë në Mongoli. Mundohuni të pozicionoheni diku ku talenti është më pak i përqëndruar.
Të mbahesh pas gjuhës së huaj.
Shpesh herë ia bëj vetes këtë pyetje: “Çfarë gjuhe të huaj duhet të mësoj nëse dua të kem një karrierë ndërkombëtare?” “A duhet të mësoj një gjuhë tjetër nëse dua të jetoj jashtë vendit?”
Unë gjithmonë them “është mirë të dish”. Kjo do të bëj të biesh në këmbë kudo. Kjo do t’ju bëjë të fitoni vendin e punës. Kjo tregon që ju jeni të zgjuar, kurioz, përshtateni, por është eksperinca ajo që do t’ju mbaj në punë. Askush nuk do t’ju marr në punë vetëm sepse flisni mirë spanjisht.
Të presësh një transferim ndërkombëtar.
Unë gjithmonë iu them njerëzve këtë: nëse nuk keni punuar më parë në një pozicion ndërkombëtar, atëherë mos shpresoni kot. Shijoni punën që keni në këtë vend, mësoni aftësi të reja dhe gjeni këshillues të zotë por mos shpresoni të transferoheni diku jashtë. Nëse jeni në një pozicion të vogël është joreale të mendoni se do të kualifikoheni për të shkuar jashtë në një periudhë të shkurtër. Në të shumëtn e rasteve, duhet një eksperiencë disa-vjeçare për ata që duan të trasferohen me punë diku jashtë.
Mjaft pyete “Po sikur…”
Nëse synon një treg ndërkombëtar, shpresoj që këto këshilla të kenë qënë të vlefshme për të gjetur rrugën drejt punës që ëndërron. Nuk ke pse të presësh dhe të pyesësh se si është të punosh përtej detit!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.