Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë drejtues të KFC-së, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe personalitete nga jeta politike dhe e biznesit.
Drejtori i kësaj pike të KFC-së, Fatmir Zymberi, tha se tani e tutje qytetarët e Kosovës do të kenë edhe një mundësi për t’u ushqyer shëndetshëm.
Zymberi ka treguar se në këtë pikë do të punësohen 30 punëtorë. “Kjo është hapja e dytë në Kosovë e restorantit KFC… Përpos kësaj pike, jemi duke punuar edhe për një hapje tjetër në Pejë.”
“Ne kemi punë me pula, e këto pula ne kemi vendosur t’i përpunojmë… Këto nuk janë pula të zakonshme, kanë një shije të veçantë. Ky trend është trend amerikan e që tani ka zënë hapësirë në vendin tonë”.
Kurse kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se brendi i KCF por rrit numrin e të punësuarve në komunën e Fushë-Kosovës.
“Ne si komunë përkrahim çdo aktivitet biznesi prej të cilit përfitojnë edhe banorët tanë. Nga KFC ne kemi përfituar një numër të konsiderueshëm të punës. Shumë të rinj të Fushë Kosovës do të kenë mundësinë që tani e tutje të jenë punëtorë të këtij brendi botëror”, ka thënë Berisha.
Hapja e restorantit është bërë në bashkëpunim me “Petrol Company”.
“Sigurisht që Kosovës i ka munguar një brend siç është KFC. Ky nuk është vetëm një brend i ushqimit, por është edhe një garanci për bizneset e tjera për të treguar që në Kosovë mund të bëhet biznes, mund të investohet”, tha Shkëlzen Jusaj, pronar i “Petrol Company”.
burimi: ekonomiaonline
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.