Gjigandi ndërkombëtar i financave Moody’s e vlerësoi borxhin publik të Shqipërisë si të qëndrueshëm me notën B1 duke deklaruar se pozicioni financiar i vendit është përmirësuar falë disiplinës fiskale.
“Ecuria e fortë buxhetore mbështet parashikim tonë se në 2016-ën, defiçiti do të zbresë në 2.5 përqind, më i ulëti në dy dekada”, thotë agjensia.
Agjensia prestigjioze vlerëson pozitivisht reformën në gjyqësor dhe në administratën publike, në kuadër të përpjekjes për t”u bërë pjesë e Bashkimir Europian.
Reforma në drejtësi, nënvizon Moody`s, do të çojë në përmirësim të ndjeshëm të klimës së biznesit në vend.
Progresi në këtë drejtim, vijon agjensia, reflektohet edhe nga rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për çeljen formale të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Progresi në reformën e sektorit energjetik është një tjetër pikë ku agjensia flet për progres.
Reforma në këtë sektor, së bashku me mbështetjen e Bankës Botërore, do të ndalojë krijimin e detyrimeve të prapambetura si dhe do të nxisë rritjen ekonomike në terma afat-mesëm-thuhet në këtë raport.
Burimi: gazetadita.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto