BM: Përshëndetje. Mund të bëni një përshkrim të vetes: emër, mbiemër, mosha, arsimi që po ndjek momentalisht.
ZH: Emri im është Zhaklin Xhafa-Istrefi. Jam 19 vjeç dhe studioj për Drejtësi, dega “Business law” në “Tirana Business University”.
BM: Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj?
ZH: Ideja jonë e biznesit e quajtur “Blancheur” nga frengjishtja, bardhësi konsiston në një lavanderi me xhetona përballë konviktit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Studentët që banojnë në këtë konvikt perveç stresit të shkollës dhe 85% e tyre edhe të punës i duhet të perballen me faktin e mungesës së prakticitetit në larjen e rrobave. Pastrimi kimik është i shtrenjtë për këtë kategori vulnerabël nësë mund të përdor këtë term të shoqerisë sonë. Tani po merremi dhe me ndërtimin e një aplikacioni që shmang trafikun e orareve dhe është mjaft praktik në përdorim.
BM: Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?
ZH: Ideja jonë i vjen në ndihmë të gjithë studentëve, një lavanderi me xhetona e cila vjen me një arredim ndryshe dhe të mirëmenduar shumë afër konviktit, me një kënd librash që mund të shfletohen dhe çajra të ndryshëm që mund të konsumohen gjatë kryerjes së procesit i cili zgjat disi. “Blancheur” zgjidh problemin e 93% të personave të intervistuar, në një sondazh të realizuar prej nesh.
BM: Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky aktivitet?
ZH: Në fillim kur po dëgjoja idetë e tjera të biznesit mendova: Dreqin, ideja ime është shumë më me këmbë në tokë dhe kjo gjë nuk para vlerësohet. Pastaj mendova do dal aty dhe do të shpreh idenë time, tek e fundit të paktën e provova dhe nuk do të më ngelte pikpyetjë në mendje. Ja dola, “Blancheur” ishte njëra ndër idetë fituese.
BM: Si do t’a përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?
ZH: Këtë eksperiencë nga ideja e “startupnow” e në vijim me një fjali do t’a përshkruaja “një ide lind rastësisht, vihet në lëvizje nga motivimi dhe mbështetja dhe finalizohet nga këmbëngulja dhe ambicia.”
BM: Cili është ekipi juaj i punës?
ZH: Ekipi yne i punës përbëhet nga 6 persona:
Zhaklin Xhafa-Istrefi – Konrdinatore projekti/Menaxhere
Fjorentina Marku – Menaxhere e departamentit të burimeve njerëzore
Marsi Bulku & Kleidja Buba – Marketing
Anxhela Papa – Financë
Refat Agolli – IT hardware&software
BM: Çfarë është ajo që ju nevojitet në vazhdim? Mbështetje financiare, këshillues biznesi, tjetër?
ZH: “Blancheur” që të vihet në jetë ka nevojë për mbështetje financiare. Ne jemi studentë të 6 dhe nuk disponojmë fonde mjaftueshëm për të vënë në jetë idenë tonë të biznesit edhe pse kemi besimin dhe sigurinë që ka për të rezultuar mjaft i suksesshëm. Konsulencë absolutisht po, kemi nevojë për këshillat e duhura financiare nga njerëz me eksperiencën që neve na mungon, të jemi transparentë. Duam që të jemi 100% gati për t’u integruar në treg.
BM: Ku e shikoni biznesin tuaj pas 1 viti?
ZH: Pas një viti, si fillim me kontratë franchaizing do të hapim një tjetër “Blancheur” në “Qytetin Studenti” dhe më vonë në çdo qytet të Shqipërisë ku ka konvikte.
BM: Faleminderit për intervistën. Ju urojmë suksese në punën tuaj.
ZH: Faleminderit Business Mag.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.