Joseni Wooden Art, një nga idetë fituese të "The steps for creating a sucessful business" - Business Magazine Albania

Joseni Wooden Art, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”


Në datat 18-19 Nëntor 2016 në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, “Globe Tik & Language Education” organizoi edicionin e parë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë. Pjesë e këtij formati ishin shumë të rinj, të cilët ndanë idetë e tyre inovative të biznesit dhe aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme. Jona Koruti dhe ekipi i saj, ku bëjnë pjesë Seldi Sulejmani dhe Ermenita Bruka është një nga fituesit e këtij eventi. Më poshtë është intervista ekskluzive nga Business Magazine Albania. 

Projekti Joseni Wooden Art

Prezantimi:

Unë jam Jona Koruti, studente në TBU në degën financë. Grupi jonë përbëhet nga tre veta ku fatkeqësisht njëri nuk është i pranishëm, Ermenita Bruka nga Shkodra studente në degën e matematikës.

Dhe unë jam Seldi Sulejmani gjithashtu dhe unë jam student i Tirana Business University në degën financë kontabilitet, vij nga qyteti i Fierit dhe është kënaqësi që jam këtu me ju sot.

joseni-wooden-art-nje-nga-idete-fituese-te-the-steps-for-creating-a-sucessful-business-businessmag

BM — Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj?

J — Ideja e biznesit tonë kishte të bënte me gdhendjen në drru. Ne kishim dëshirë që ta zhvillonim mobilerinë që ka qenë ekzistuese duke i dhënë një profil tjetër duke hapur një webpage për të tregtuar këto produkte edhe jashtë shtetit dhe gjithashtu për të trajnuar të rinjtë që duan ta mësojnë këtë zanat sepse artizanati është një pjesë që po harrohet.

BM — Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben ky projekt?

J — Biznesi jonë ndodhet aktualisht në Korçë. Ai iu shërben të rinjve kryesisht për të mësuar këtë zanat, siç e thashë dhe më sipër gjithashtu dhe komunitetit për të mobiluar shtëpitë e tyre.

S — Gjithashtu i shërben dhe ringjalljes së artiti të humbur të gdhendjes së drrurit që për një farë kohe ka qenë në harresë.

BM — Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky aktivitet?

J — Ne prisnim të fitonim dhe kjo pritshmëri tashmë u realizua. Ajo që prisnim tjetër ishte një mbështetje financiare, këtë nuk e dimë se sa do ta arrijmë por gjithsesi shpresojmë. Prisnim promovim që na ishte premtuar dhe këtë po e realizojmë falë BusinessMag Albania dhe gjejmë rastin t’iu falenderojmë.

BM — Po përvojën si do ta përshkruanit? Eksperienca që kaluat në këtë konkurs?

J — Ishte një përvojë shumë e bukur sepse njohëm njerëz të rinj. Gjithashtu mësuam shumë gjëra të reja dhe mentorët ishin shumë të kualifikuar, mësuam disa histori të bukura nga Znj.Madi Sharma. Ishte vërtetë një ekperiencë e veçantë.

S — Unë do të thoja që ky trajnim ishte shumë i vlefshëm për ne. Jam ndjerë shumë mirë gjatë gjithë kohës, ishte një trajnim gjithëpërfshirës. Lektorët ndodheshin gjithmonë pranë nesh na motivonin dhe na ndihmonin me çfarë kishim nevojë. I gjithë trajnimi ishte i realizuar dhe i vlefshëm.

BM—Ju thatë që do e ndiqni projektin në vijim. Unë dua të di çfarë iu nevojitet në vazhdim?

J— Ne kemi nevojë për mbështetje financiare dhe sigurisht marketing.

BM — Si e mendoni të ardhmen e biznesit tuaj?

S — Besoj që ky biznes nuk do të jetë vetëm lokal, pra produktet nuk do të shiten vetëm në Korçë por edhe nëpër qytetet e tjera dhe ndoshta më vonë synimi jonë është që të njihemi dhe jashtë kufinjve.

BM — Iu falenderojmë për intervistën dhe iu urojmë suksese të mëtejshme!

J — Shumë faleminderit dhe ne i urojmë suksese Business Mag-ut!

joseni-wooden-art-nje-nga-idete-fituese-te-the-steps-for-creating-a-sucessful-business-businessmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0