Ndiqni këto këshilla për të arritur qëllimet tuaja të 2017 - Business Magazine Albania

Ndiqni këto këshilla për të arritur qëllimet tuaja të 2017


Pasi vjen fundi i vitit ju filloni mendoni për të planifikuar se çfarë iu pret në 2017 dhe një nga mënyrat më të thjeshta për ta bërë vitin e ardhshëm sa më frytdhënës është përmirësimi i vendosjes së qëllimeve tuaja.

Unë ende shoh shumë njerëz, të cilët ose nuk përcaktojnë qëllimet, ose qëllimet e tyre janë të paqarta, ose janë të pakuptimta.

Veprimi i përcaktimit të qëllimeve është një nga hapat më të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve tuaja. Këtu janë tre këshilla për vendosjen e qëllimeve, të cilat do të rrisin probabilitetin tuaj të suksesit.

1. Shkruajini dhe shpërndajini ato

Vështirë të besohet, por është e vërtetë. Vetëm akti i të shkruarit të qëllimeve tuaja dhe shpërndarja e tyre rrisin mundësinë e arritjes së tyre.

Sipas hulumtimit nga Dr.Gail Mathews, në Universitetin Dominica, studimet e saj tregojnë se në qoftë se ju shkruani qëllimet tuaja, rritet probabiliteti i arritjes së tyre me 44%.

Dhe akoma më mirë, në qoftë se i shpërndani ato, ju rrisni shanset tuaja për sukses me 78%.

Tani kush nuk do që të përfitojë nga kjo?

2. Mbajini qëllimet tuaja në një minimum

Shumë njerëz përfundojnë duke i vendosur vetes dhe kompanive të tyre shumë qëllime. Kur ndodh kjo njerëzit zhyten plotësisht dhe fillojnë të humbasin fokusin, sepse kur çdo gjë bëhet një prioritet, asgjë nuk është më një prioritet.

Shpesh rekomandohet mbajtja e maksimumi tre qëllimeve.

Nuk tingellon si shumë, por qëllimet e mëdha kanë tendencë të përfshijnë shumë qëllime të vogla dhe në qoftë se keni vendosur më shumë se tre qëllime, ndodh që të përfundoni përsëri në situatën kur keni jashtëzakonisht shumë qëllime.

Fokusohuni dhe mbani qëllimet tuaja në minimum.

3. Vendosni qëllime SMART

Së fundi, përcaktoni qëllimet SMART, qëllime Specifike, të Matshme, të Arritshme, Relevante dhe në Kohë(Time).

Të gjithve na pëlqen të vendosim qëllime të guximshme, por ato duhet të jenë të arritshme. Vendosja e qëllimeve të pamundura vetëm të çon në zhgënjim dhe demotivim.

Qëllimet që vendosni duhet të kufizohen nga realiteti.

Qëllimet gjithashtu duhet të jenë të rëndësishme për strategjinë ose vizionin tuaj të përgjithshëm, në qoftë se nuk janë kështu atëherë do bëhen një shpërqëndrim i madh për ju edhe në qoftë se i arrini me sukses ato.

Duhet të siguroheni që qëllimet që përcaktoni janë specifike. Janë aq të qarta sa është e mundur, me pak ose aspak paqartësi. Duhet të jenë me një afat kohor të përcaktuar mirë në mënyrë që të dini më saktësi se kur duhet t’i arrini.

Nëse dëshironi të gjeneroni rreth 200K $ të ardhura në biznesin tuaj, plani për ta bërë atë është i ndryshëm nga ai që doni të arrini në gjashtë muaj apo në 12 muaj, prandaj sigurohuni që të keni vendosur kohën në mënyrën e duhur që të mund të krijoni planin e duhur.

Qëllimet gjithashtu duhet të jenë të matshme dhe kjo është e rëndësishme për tre arsye.

1) në qoftë se ju nuk mund ta masni atë si do ta kuptoni se keni qenë të suksesshëm ose jo.

2) si mund të ndiqni dhe monitoroni performancën tuaj në mënyrë që të mund të bëni rregullimet e duhura nëse filloni të dështoni brenda afatit. Përgjigja është se ju nuk mund të bëni gjë.

3) Pa ecurinë e progresit,  ju humbni mundësinë për të rritur motivimin që keni vendosur.

Sa më mirë t’i përcaktoni qëllimet tuaja aq më i lartë është probabiliteti për arritjen e tyre.

 

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0