Kjo jave shenon ne mbare boten Javen e Edukimit me Shkenca Kompjuterike (08 – 12 dhjetor) dhe ne kuader te saj po ndodh edhe Ora e Kodit, ne te gjithe boten, perfshi edhe ne Shqiperi, fale partneritetit te Microsoft Corporation me Code.org.
Microsoft Albania dhe Qendra Protik po mundesojne qe Ora e Kodit te realizohet edhe ne Shqiperi dhe me kete rast me 11 dhjetor 2014, ora 9:30 – 11:30, do te organizohet nje aktivitet ku do te jete te pranishem edhe Minister-ja e Shtetit per Inovacion dhe Administrate Publike Znj. Milena Harito dhe ju do te keni mundesi te shihni raste konkrete te realizimit te kodimit nga nxenes shqiptare si dhe video se si lidere boterore dhe artistet nderkombetar kane ofruar mbeshtetjen per kete fushate.
Aktiviteti do te organizohet tek Selia e Protik, Rruga “Papa Gjon Pali” nr. 3 Kati 1 (Godina e AKSHI).
Sllogani i fushates Ora e Kodit kete vit eshte “Ka nje fillim per secilin prej nesh” dhe ky sllogan po apelohet fort nga lideret e shume kompanive te njohura boterore duke perfshire edhe vet Presidentin Obama i cili u beri thirrje te rinjeve ne mbare boten te mesojne kodimin (https://www.youtube.com/watch?v=JDw1ii7aKwg).
Me programin Microsoft YouthSpark, ne po ndihmojme te rinjte ne Shqiperi qe nepermjet perdorimit te shkencave kompjuterike ne arsim te jene jo vetem perdorues te teknologjise, por edhe te krijojne vet teknologjine. Nxenesit duke mesuar kodimin i mundesojne vetes qe te krijojne teknologjine vet, jo vetem te jene perdorues te saj. Gjate Javes se Edukimit ne Shkencat Kompjuterike, secili nga nxenesit e shkolles teknike elektrike Gjergji Canco dhe Emin Duraku po trajnohen dhe mesojne gjuhen e kodimit dhe po krijojne lojra te ndryshme, te cilat do t’i prezentojne ne aktivitetin permbylles me date 11 dhjetor.
Kodimin e realizojme nepermjet programeve dhe burimeve Microsoft (p.sh., Microsoft TEALS, TouchDevelop, Kodu Cup, dhe Imagine Cup).
Ne linkun http://hourofcode.com/al do te gjeni pergjigjjet e shume pyetjeve lidhur me Oren e Kodit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.