HTC do te jete telefoni i pare i integruar me Facebook - Business Magazine Albania

HTC do te jete telefoni i pare i integruar me Facebook


Ndoshta nuk eshte telefoni i shumepritur qe kishin menduar te gjithe se do te lanconte Facebook-u, por smartfoni i fundit nga HTC do te jete shume afer kesaj ideje.
 
Telefoni do te funksionoje me “Home”, aplikacionin e ri te Facebook-ut qe sjell fotot, komentet dhe perditesimet e statuseve nga rrjeti social tek ekrani kryesor i pajisjes. Integrimi shkon pertej kesaj, duke u bere nderfaqja e percaktuar e gjithe telefonit.
 
Per shembull, App Launcher ofron nje nderfaqe per te gjitha aplikacionet ne telefon nga brenda mjedisit te Facebook-ut. Kjo do te thote, me shume mundesi, se perdoruesit nuk do te kene nevoje te kalojne mes nderfaqes baze te Android-it. Integrimi i ri me chat ben qe mesazhet te shfaqen ne forme pop-up ne ekran, madje edhe mbi aplikacionin qe eshte duke u perdorur.
 
Facebook-u ka filluar bashkepunimin me disa prodhues telefonesh dhe mesa duket HTC do te jete i pari. “Eshte nje mundesi mjaft e mire per te sjelle pjesen mobile dhe ate sociale ne nje vend te vetem,” u shpreh Peter Chou, CEO i HTC. “Eshte telefoni me i fundit social.”
 
Nje veshtrim i detajuar per smartfonin HTC Desire X
HTC First do te jete i disponueshem fillimisht ne SHBA permes kompanise telefonike AT&T duke filluar nga 12 prilli per 100 $. Po ta shohesh me kujdes, ai eshte thjesht nje smartfon standard Android. Punon me Android 4.1 Jelly Bean, ka ekran 4.3-inç dhe procesor Qualcomm Snapdragon.
 
Perdoruesit e telefoneve te tjere (HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S III dhe Samsung Galaxy Note II) do te kene mundesi ta marrin Facebook Home si aplikacion nga Google Play Store duke filluar nga data 12 prill. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0