Navigimi me i shpejte ne ueb dhe konsumimi sa me i ulet i megabyte-ve jane dy nga temat qe i interesojne me teper cdo perdoruesit Android. Prandaj Google i ka kushtuar rendesi te vecante zhvillimit te metejshem te shfletuesit Chrome, duke e optimizuar ate edhe me mire per dy ceshtjet e mesiperme.
Versioni i fundit Beta i Chrome per Android, i cili eshte i disponueshem qe prej dites se marte, perfshin nje karakteristike eksperimentale per kompresimin e te dhenave. Sipas Google, kjo karakteristike do te reduktoje madhesine e te dhenave te shkarkuara nga interneti me deri ne 60% ne disa faqe te caktuara.
Sistemi punon duke derguar pjesen me te madhe te kerkesave ueb permes nje proxy server, i cili qendron mes shfletuesit te perdoruesit dhe ueb serverit destinacion. Serveri operon me SPDY, nje protokoll i zhvilluar nga Google per te reduktuar madhesine e te dhenave ueb qe shkarkohen ne pajisjen e perdoruesit.
Nder marifetet e vogla jane kompresimi i tekstit, dergimi i kerkesave te shumefishta ne ueb server si dhe konvertimi i imazheve ne nje format me efikas te quajtur WebP. Ky i fundit, gjithashtu i zhvilluar nga Google, redukton madhesine e imazheve me 26% krahasuar me PNG (Portable Network Graphics) si dhe 25% – 34% krahasuar me formatin JPEG.
Formati suportohet aktualisht nga Chrome, Opera dhe Android versioni 4.0 “Ice Cream Sandwich.” Gjithashtu mund te shtohet ne Internet Explorer me Chrome Frame plug-in. Sistemi funksionon si me lidhjet jo te sigurta qe perdorin protokollin HTTP, ashtu edhe me ato te sigurta (HTTPS). Nje avantazh shtese eshte se lidhjet jo te sigurta mund te enkriptohen permes perdorimit te SSL (mes telefonit dhe proxy-t).
Firefox do te filloje te bllokoje automatikisht “cookies” nga palet e treta
Njekohesisht funksionon edhe “Google Safe Browsing” (navigimi i sigurt), qe ju mbron kundrejt malware-ve dhe sulmeve phishing. Perdorusit mund ta gjejne versionin beta duke klikuar kete link.
Internet Explorer 10 vjen per Windows 7
Pas instalimit, sistemi duhet te aktivizohet. Kjo mund te behet duke shkuar ne shfletues tek “chrome://flags” dhe duke vendosur “on” “Experimental Data Compression Proxy”. (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.