Ekzistojne studimet mbi nje molekule, propranolol, qe mesa duket eshte ne gjendje te zbuse kujtimet e keqija ne memorien tone. Duket si nje histori e marre nga ndonje film, por jo.
Behet fjale per progreset e nje studimi te perqendruar ne nje ilac qe mund te ndryshoje jeten e personave qe kane perjetuar trauma si aksidente rrugore apo dhunime.
Qe prej 2007-es, Laboratori i Stresit Traumatik i Toloses, ne France, punon mbi nje molekule, propranololin, qe redukton kujtimet e keqija te memories. Rreth 40 njerez, te Toloses, Monrealit dhe Bostonit, kane gezuar keto kerkime qe tashme do te perhapen ne paciente te rinj ne Lille, Tours dhe Martinica.
“Propanololi eshte nje ilac gjenerik i njohur preh dhjete vjetesh qe ishte i destinuar ndaj trajtimeve te dhembjeve te kokes apo tensionit te larte”,- shpjegon profesor Philippe Birmes, drejtor i laboratorit te Toloses.
“Duke ia injektuar kete ilac pacienteve tane pame se ngarkimi emocional qe lidhet me kujtimet e keqija zvogelohej”,- shtoi ai. Duhet thene se efektet e propanololit njihen qe prej viteve ’90.
Hera e fundit qe kjo molekule ka qene ne vemendjen e mediave, rreth nje vit me pare, kur mjeket e universitetit te Oxford nxoren perfundimin se molekula reduktonte paragjykimet rraciste pa ndienja. Tani keto testime ne France mund te pasurojne te dhenat ne duart e studiuesve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.